Reforma në Drejtësi, kreu i ILD, Metani vë theksin te ndarja e pushteteve: Politika të mos ndërhyrjë në pushtetin gjyqësor

Reforma në Drejtësi, kreu i ILD, Metani vë theksin te ndarja e pushteteve: Politika të mos ndërhyrjë në pushtetin gjyqësor

Sot Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në konferencën “Reforma në Drejtësi në Shqipëri dhe roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcimin e shtetit të së drejtës”.

Teksa shprehu kënaqësinë për vëmendjen që kanë organizatat e shoqërisë civile në mbi Punën e ILD-së, Metani foli edhe për ato të cialt sipas tij janë probleme në sistemin gjyqësor ditët e sotme.

Ai tha se shumë prej qytetarëve nuk kanë marrë drejtësi mbi çështjet që kanë të hapura, kjo për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por mbi të gjitha, kreu i ILD e vuri theksion tek nevoja e ndarjes së pushteteve për të pasur një Reformë të suksesshme në Drejtësi. Metani nënkuptoi se politika nuk duhet të ndërhyjë në pushtetin gjyqësor në mënyrë që të shihen përparime.

“Shoqëria, për shkaqe, dhe nuk e gjykojmë dot shoqërinë, sepse për shkak të mungesës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, sot qytetarët nuk marrin drejtësi. Kjo është evidente dhe natyrisht jemi në këtë anë të shoqërisë, por nga ana tjetër edhe organet e reja të drejtësisë ILD, KLGJ, KLP po marrin masa aq sa u takon në ligj, që të adresojnë këto çështje. Por nëse drejtojmë gishtin, pa kuptuar problematikën, pa kuptuar punën e organeve tona, standardet që po mundohemi të ngremë me shumë vështirësi, të cilat në këndvështrimin tonë, nuk i përgjigjen debatit politik të momentit, por i përgjigjen sfidës së të ardhmes dhe ajo që po mundohemi të ngremë është për 10 vitet që vijnë, për 15 vitet që vijnë, jo për zgjidhje të situatës, sepse ne e zgjidhim situatën sot, por me shumë gjasa do kthehet në një precedent, të cilin do ta vuajmë pas 10 vitesh. Dhe kështu rrotullohemi përsëri në një rreth vicioz. Dhe për këtë arsye duhet të kuptojmë përse u krijua reforma në drejtësi dhe ndarja e pushteteve. Në momentin që fillojmë kuptojmë dhe ta pranojmë këtë ndarje pushtetesh me shumë vështirësi, atëherë do i krijojmë vetes një lehtësi të madhe për të ardhmen. Janë shumë vështirësi për momentin, por të paktën e kemi rrugën e qartë për të ardhmen, me një vizion të qartë për të ardhmen. Ky është këndvështrimi im për atë që po ndodh sot. Mund të mos biem dakord padyshim, por unë mendoj që 30 vjet e provuam të kundërtën e kësaj që ndodh sot, dhe erdhëm këtu. Atëherë ta provojmë të respektojmë ndarjen e pushteteve.”, u shpreh Metani gjatë fjalës së tij.

Këndvështrime mbi reformën në drejtësi dhe rolin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ndanë Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Reinout Vos, shefja e Sektorit të Drejtësisë, Çështjeve të Brendshme dhe Qeverisjes së Mirë pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian znj. Lenka Vitkova, koordinatori rajonal për shtetin e së drejtës i Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Serbi dhe Mal të Zi, z. Bart de Bruijn, si dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës për Studime të Demokracisë dhe Qeverisjen z. Arjan Dyrmishi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?