Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar mbi debatin që po zhvillohet mes palëve politike mbi çëshjen e reformës në drejtësi.

Në fjalën e saj, Kryemadhi është shprehur se reforma është një sukses imagjinar dhe se në të vërtetë drejtësia është e kapur nga kryeministri Rama.

Më tej Kryemadhi thotë se ajo që nisi si një gjueti shtrigash për orët dhe çantat e prokuroreve dhe gjykatësve u shndërrua në betejë personale me emra të përveçëm.

 E vetmja ndjesi që më jep ky proces është neveria e thellë për të gjithë ata që për vite me rradhë i nëpërkëmbën dhe i përçmuan shqiptarët. Shqipëria është vend sovran dhe si e tillë fatet e vendit i kanë në dorë vetë shqiptarët. Në rastin më të mirë të huajt i mirëpresim të na ndihmojnë, por jo te bëhen patericë e qeverisë së krimit e drogës. Që është pjesë e çdo raporti ndërkombëtar për zullumet e veta, por që çuditërisht vetëm disa të huaj që janë këtu nuk i lexojnë këto raporte.

Monika Kryemadhi