'Territorialja', opozita me 2 variante! Trupi diplomatik në Tiranë takim me grupin e ‘Alibeaj’ që dorëzoi propozimin me 94 bashki! Berisha: Të bëhemi bashkë

TIRANË- Opozita ka dalë me dy variante për sa i përket ndryshimeve për Reformën Territoriale, ndërsa Sali Berisha i ka bërë thirrje palës së Enkelejd Albeajt që të bëhen bashkë dhe të dalin me një propozim të përbashkët. Në një kohë kur trupi diplomatik në Tiranë priti në një takim grupin e PD-së së Enkelejd Alibeajt, ku nuk u pa asnjë përfaqësuesi i Sali Berishës, ky i fundit bëri një thirrje që të propozojmë një draft të përbashkët për Reformën Territoriale.

Në takimin me trupën diplomatike, ku ishin prezentë ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadorët e BE-së, Italisë, OSBE-së, Gjermanisë dhe Anglisë, deputetët demokratë prezantuan draftin për Reformën Territoriale. Në takimin me ambasadorët ishin Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Grida Duma, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi. Detajet e takimit gati 2 orësh i zbuloi vetë kreu i grupit parlamentar, i cili foli për një garanci të shefave të diplomacisë ndërkombëtare.

“Ishte një nga takimet që i kemi pasur si format shumë kohë më parë. Objekti i takimit ishin reformat që kemi inciuar në parlament, nga reforma zgjedhore dhe çështje të tjera. Takimi i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera”, tha Alibeaj.

Megjithatë PD e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj nuk priti as frytet e ndikimit të ambasadorëve dhe as përfundimin e punës në Komisionin e Reformës Territoriale, por draftin për ta ndarë vendin me 94 bashki e dërgoi në kuvend si projekt-ligj. Dhurata Çupi, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, u shpreh se ky projektligj mbron interesat e qytetarëve shqiptar. Çupi nga ana tjetër u bëri thirrje deputetëve të PD-së që ta miratojnë.

Ndërkohë nga selia Blu, kreu i PD së Rithemelimit, Sali Berisha që takimin me ambasadorët nuk pati përgaqësues, i bëri thirrje grupimit Alibeaj që të bashkohen, e të japin një produkt të përbashkët për reformën territoriale.

"Sot dëgjoj që një grup deputetësh të po kësaj partie, në mënyrë të pavarur, kanë dorëzuar një draft me 94 bashki. Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky që është përgatitur dhe është më i thelluar në çdo aspekt, të ulemi bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së, që të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë", tha Berisha. 

Vetë grupimi Berisha ka gjithashtu gati propozimin e vet për ndarjen e re administrative të vendit, me 95 bashki dhe 5 rajone. Ekspertët e Partisë Demokratike kanë prezantuar zyrtarisht raportin final, ku kanë propozuar për shtimin e 31 bashkive (në total 94, nga 61 që janë aktualisht) në 10 qarqe dhe ndarjen e vendit në 3 ose 6 rajone. Propozimi është dërguar sot në Kuvend. Sipas propozimit, në qarkun Berat shtohen 2 bashki, në Dibër 4, në Durrës 2 bashki, në Elbasan 3, në  qarkun Fier 4, Korçës i shtohen 5 bashki, Kukësit 2, Lezhës 4 dhe Vlorës 4 bashki të reja. Qarku më i madh i vendit, Tirana sipas ekspertëve të PD duhet të ketë 3 Bashki më shumë, Farkë, Dajt e Kashar. I pandryshuar mbetet qarku i Gjirokastrës dhe Shkodra, vendim të cilin e argumentojnë si dëshirë të qytetarëve. Vetë socialistët ende nuk kanë bërë propozim për ndarjen e re të vendit, të cilin gjithsesi do ta prezantojnë javën e ardhshme, por për ta kurrsesi nuk mund të ketë një shtim kaq të lartë të numrit të bashkive sa propozon opozita.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:40
Alibeaj zbardh takimin me ambasadorët: Objekti ishin të gjitha reformat dhe aksioni opozitar! Koordinimi me partnerët, detyrim moral e politik

 

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së,  Alibeaj ka zbardhur takimin e zhvilluar gjatë ditës së sotme me trupin diplomatik në vendin tonë. Alibeaj u shpreh se objekti i bisedës ishin reformat dhe aksioni opozitar.

‘Ishte kënaqësi e veçantë, që sot të mirëpres sëbashku me kolegët deputetë të PD-së, disa nga përfaqësuesit e Ambasadave në vend: Znj.Yuri Kim Znj. Christiane Hahmann , Z. Peter Zingraf,  Znj.Elisabeth Barsacq  Z. Fabrizio Bucci  Znj. Mia Marzouk  Znj. Ruth Huber  dhe Z. Vincenzo Del Monaco (OSCE) në një takim shumë të dobishëm për çështje me rëndësi për vendin.

Ky ishte në fakt një nga takimet që ne e kemi patur si format kohë më parë sëbashku me ambasadorët e vendeve kryesore. Objekti i takimit ishin të gjitha ato reforma, dhe aksioni opozitar në tërësi, të cilat ne i kemi filluar dhe shqiptarët i kanë ndjekur në parlament, ndër to: reforma administrative - territoriale, reforma zgjedhore dhe çështje të tjera po kaq të rëndësishme.

Ky ishte një takim i parë për të sqaruar, për të shkëmbyer vizione dhe si i tillë do të vazhdojë dhe me takime të tjera qoftë në këtë format, qoftë dhe në formate të tjera.

Kjo është një praktikë, që duhet ta riinstalojmë dhe njëherë, sepse për këto reforma dhe aksioni opozitar, të cilat besojmë se janë thelbësore për zhvillimin europian dhe për vlerat të cilat ata mbrojnë, do duhet të koordinojmë me partnerët tanë, e që është një detyrim moral e politik i yni për ta bërë.’- shkroi Alibeaj.

 

Ora 14:04
Reforma territoriale, Berisha thirrje edhe ‘grupit të Alibeajt’: Të bëjmë një draft së bashku! Rama nuk e do

 

Edhe pse ambasadorët  të gjithë, pak minuta më parë, ishin në një takim me përfaqësues të Partisë Demokratike zyrtare për të diskutuar reformën territoriale, edhe Komisioni i Rithemelimit ishte mbledhur për të diskutuar propozimin e tij. Ish-Kryeministri i bëri thirrje grupi të Alibeajt që opozita të dalë me një draft të përbashkët. Berisha tha se Rama nuk e do reformën, por megjithatë opozita e ka një draft që do ta diskutojë edhe me aleatët.

“Në punën për reformën territoriale janë mbajtur parasysh ndryshimet e thella që ka pësuar vendi këto vite. Por janë marrë për bazë, dy projekte serioze të specialistëve shqiptarë dhe të huaj, të sponsorizuar nga qeveria e Zvicrës. Sot dëgjoj që një grup deputetësh të po kësaj partie, në mënyrë të pavarur, kanë dorëzuar një draft me 94 bashki.

Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky që është përgatitur dhe është më i thelluar në çdo aspekt, të ulemi bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së, që të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë.

Pra, nuk ka asnjë gjë, edhe një deputet i vetëm mund të mbështesë ligj, projekt apo reformë, kështu që ulja me ta në komisione dhe jashtë komisioneve, dhe gjetja e një ujdie për një projekt që ta mbështesin të gjithë deputetët e opozitës, duhet të diskutohet edhe me partitë aleate në parlament, duhet të diskutohet me Partinë e Lirisë, duhet të diskutohet me të gjitha partitë opozitare.

Natyrisht, ne kurrë nuk bëhemi pjesë e një loje të qeverisë dhe as të pazareve me të. Ne e kemi publik projektin. Projekti shpreh interesat më të mira. Nuk besoj se Edi Rama është serioz në çështjen e reformës. Nuk ndodh. Gënjen. Pavarësisht nga kjo, ishte në detyrimin tonë që të paraqesim një projekt më të mirin”, tha Berisha.

Ora 13:52
E mbështetën draftin për ndarjen e vendit me 94 bashki? Alibeaj jep detajet e takimit me ndërkombëtarët: Është në të drejtën e tyre që të japin mendimin

 

Detajet e takimit gati 2 orësh i zbuloi vetë kreu i grupit parlamentar, i cili foli për një garanci të shefave të diplomacisë ndërkombëtare.

“Ishte një nga takimet që i kemi pasur si format shumë kohë më parë. Objekti i takimit ishin reformat që kemi inciuar në parlament, nga reforma zgjedhore dhe çështje të tjera. Takimi i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera”, tha Alibeaj.

I pyetur nëse ndërkombëtarët e kanë mbështetur draftin për ta ndarë vendin me 94 bashki që kanë depozituar në Kuvend për Reformën Territoriale, Alibeaj tha: “Është në të drejtën e tyre që të japin mendimin.”

Ora 09:22
Deputetët e PD dorëzojnë në Kuvend projekt-ligjin për Reformën Territoriale, Çupi: Uroj që deputetët e PS ta miratojnë

Deputetët e Partisë Demokratike kanë dorëzuar në Kuvend projektligjin për Reformën Territoriale-Administrative. Dhurata Çupi, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, u shpreh se ky projektligj mbron interesat e qytetarëve shqiptar. Çupi nga ana tjetër u bëri thirrje deputetëve të PD-së që ta miratojnë.

‘Mendojmë se ky projekt përfaqëson interesat e qytetarëve shqiptarë. Janë të interesuar për të pasur qasjen e bashkive sa më pranë dhe mendojmë se ky projektligj mbron interesat e qytetarëve shqiptar, pasi janë të interesuar të kenë pranë shërbimet publike. Uroj që deputetët e PS të miratojnë një reformë për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën publike’.’- u shpreh Çupi.

(Kliko këtu për projektligjin për ndarjen administrativo-territoriale)

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aldi: 05/10/2022 19:22

    Leto nuk kan zgjidhe partin e tyre jo me shqiperin

    Përgjigju
  • Eri: 05/10/2022 19:22

    Me ca partie po flasin se pd me duke eshte e ndare ne dy ahhaahh

    Përgjigju
  • tani: 05/10/2022 15:20

    o berisha mbaj distance nga alibeaj 1 km,,,o shkerdhate,,,,se i je ngjitur alibeajt si muti mbas kepuces,,,o te q...fte k8na karminen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë