Reforma Territoriale, anëtari i grupit të punës së PD në 'Repolitix': Harta e re ende në diskutim, nga 61 duam 90 bashki! Vendi të ndahet në 6 rajone

Partia Demokratike me hartën e re territoriale kërkon shtimin e numrit të bashkive dhe heqjen e nocioneve të qarkut dhe ndarjen territoriale të vendit në rajone. Përparim Çaça, pjesë e grupit të punës së PD për Reformën Territoriale, deklaroi në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, se po projektohet që nga 61 bashki, të shkojnë në 90 të tilla. Sipas tij, duhet të kemi një përfaqësim më të madh dhe sa më të efektshëm në shërbim të qytetarëve.

“Ky besoj është projekti. Besoj se kjo është të paktën, nuk është shpallur, por jemi në këto përmasa. A duhet të kemi një reformë të re administrative territoriale? Koha ka treguar që kemi nevojë. Në reformën e tretë që kemi bërë, çalojnë shumë gjëra në shërbim të qytetarëve. Për një reformë të qëndrueshme, duhet të kemi një përfaqësim të madh, dhe sa më të efektshme në shërbim të qytetarëve, gjëra të cilat kanë dështuar.”-tha Çaça.

Ndër të tjera Çaça tha se PD, kërkon të heqë termin qark dhe të vendosë rajonet, që do të kenë vendimmarrjen kryesore. Këto rajone sipas tij do të kenë edhe ndarje brenda saj. Çaça deklaroi se mund të jenë gjashtë të tilla por megjithatë, varet nga diskutimet që do të arrihen në komisionin për Reformën Territoriale.

“Me ligjin e 2000, kemi krijimin e qarqeve, u shkrinë rrethet. Ngelën si nocione administrative. Mund të jenë 6 rajone që nuk do quhen qarqe. Do quhen rajone. projekt zakonisht me 3 ose 4 për Shqipërinë. Kemi disa qarqe që janë fiktive. Nuk bëjnë asnjë punë. Më thoni kush janë kryetërët e këshillave të qarqeve. Çfarë do bëhet me ligjin, si do zgjiodhen kryetarët e rajoneve, guvernatorët nëse mund të quhen. Në lidhje me pjesën a do ndryshojë numri i njësive vendore, që gjykojmë se do ndryshojë. Këto 30 ose 1/3 do quhen bashki rurale. Ndoshta dhe Tirana do ketë një zvogëlim. Reforma më pas duhet të përqendrohet me decentralizimin. Decentralizimi fiskal. 1% e GDP i shkon pushtetit lokal nga pushteti qëndror. Presupozohet se duhet të rrojnë vetëm me taksat që marrin.”-tha Çaça.

Për përfaqësuesin e ‘Nismës Thurje’, Pano Soko, Shqipëria ka nevojë për një rikonceptim të pushtetit lokal ndërsa gjithashtu theksoi se pushteti vendor duhet të jetë sa më pranë qytetarëve.

“Ajo e 2015, u mor për një motiv të vetëm, uljen e kostove. Dështoi reforma. Nuk është më as komunë, por njësi administrative. Kjo reformë, për misionin që u shit dështoi. Qëllimi i pushtetit vendor është t’i qëndrojë pranë qytetarit. Morëm përsipër kostot.”-tha Soko.

Partia Demokratike nisi sot takimet me ekspertë dhe qytetarë për të diskutuar lidhur me reformën territoriale, konsultime që do të zhvillohen në 12 qarqet e vendit. Kryetari i demokrat Lulzim Basha, por edhe kreu i grupit të punës Roland Bejko u shprehën se kjo reformë duhet rishikuar në mënyrë urgjente. Kryedemokrati Basha tha se Shqipëria ka nevojë për një hartë të re Territoriale që do të sigurojë një decentralizim të plotë të vetëqeverisjes vendore dhe pavarësi financiare për pushtetin lokal.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb