Reforma territoriale, Pampuri: Prioritet për PD-në shtimi i numrit të bashkive, më shumë shërbim për qytetarët

Brenda muajit korrik do të ketë një draft paraprak për Reformën Territoriale, i cili do të hartohet pas konsultimeve me ekspertët dhe me qytetarët. Kështu deklaroi deputetja e Partisë Demokratike, anëtare në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, Oriola Pampuri e ftuat në Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, e cila tha se po ashtu do të jenë të përfshirë të gjithë deputetët e opozitës për hartimin e draftit. Për Pampurin, prioritet për PD-në është shtimi i numrit të bashkive. Kjo sipas deputetes demokrate, do të sjellë më shumë shërbime dhe akses për qytetarët, duke qenë më pranë tyre.  

'Ne kemi bërë mbledhje të veçantë për të vendosur disa piketa sesi do të funksionojë. Ishte thjeshtë një hap procedurial për konstituimin. Brenda këtij sesioni do të arrijmë të mbyllim konsultimin do të kemi një draft paraprak brenda korrikut, i cili edhe do të diskutohet. Ky draft do të vijë pas një diskutimi me ekspertë, por edhe me qytetarët dhe ish-drejtues të pushtetit vendor. Nuk do të jemi vetëm ne që jemi në komision, por do të jenë të përfshirë të gjithë deputetët. Kemi shprehur nevojën për të pasur ndryshime të vendosjes së këtyre bashkive. Është ngushtuar numri i bashkive dhe ky ngushtim duke u dhënë rëndësi njësive administrative, të cilat nuk e kanë. Duke patur shtim të numrit të bashkive do të ketë edhe një mundësi më të madhe të qytetarëve për shërbim dhe akses. Numri i bashkive është shumë i ulët në krahasim me nevojën që kanë qytetarët dhe e gjitha kjo është prioritet. E gjitha do të bëhet me konsultim me qytetarët. Reforma territoriale në atë kohë u bë me qëllimin e vetëm që t’i sjellë vota PS-së. Prioritet është nevoja e qytetarëve.  Edhe në njësi administrative ka një shtim të numrit të personave të punësuar. Një mirë menaxhim i parave, do të ishte shumë mirë, pasi çdo shërbim i kryer do të sillte të ardhura në shërbim të qytetarëve. Foltorja kanë qenë të mirëpritur. Është zgjedhur Bylykbashi në Komisionin e Reformës Zgjedhore.’- tha Pampuri.

E pyetur në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike, Pampuri tha se PD ka nevojë emergjente që të bashkohet, pasi vetëm të bashkuar do të mund që të sjellin këtë parti në pushtet. Pampuri tha se nuk është fare e hijshme gjuha që përdoret kundrejt njëri-tjetrit, ndërsa tha se qytetarët presin ndryshimin nga një opozitë e bashkuar.

‘Duhet të bashkohemi, pasi vetëm të bashkuar do të jemi të fortë. Nuk është fare e hijshme gjuha që përdorim kundrejt njëri tjetrit. Jemi kolegë, një pjesë e tyre që bëjnë akuza secili prej nesh ka denoncuar me emra të gjithë ato që janë përfshirë në afera me Ramën. Qytetarët presin një ndryshim dhe një ndryshim vjen nga një opozitë e bashkuar. Opozita duhet të jetë aty për të zgjidhur hallet e qytetarëve. Jam në një linjë me SHBA dhe nuk ndahem nga kjo linjë. Jam ndjerë keq kur është shpallur ‘non grata’. Në momentin që SHBA dhe BE nuk pranojnë të bashkëpunojnë vjen një moment që personi duhet ta mendoj ën të mirë të kësaj partie, dhe unë jam në linjë të tyre kudo që të jenë. Njerëzit duan ndryshim.’- tha Pampuri.

Në mbledhjen e parë të zhvilluar një ditë më parë, Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale, u konstitua dhe u miratua sekretariati.

Komisioni për Reformën Territoriale
PS

1.     Anila Denaj (bashkëkyetare)
2.     Baftjar Zeqo (anëtar)
3.     Lavdërim Krashi (anëtar)
4.     Fadil Nasufi (anëtar)
5.     Anila Denaj (anëtar)
6.     Eduart Ndreca (anëtar)
7.     Anduel Tahiraj (anëtar)
8.     Ilir Pendavinji (anëtar)
9.     Lindita Buzheli (anëtar zëvendësues)
10. Besian Ajazi (anëtar zëvendësues)
11. Aurora Mara (anëtar zëvendësues)
12. Gentjan Deda (anëtar zëvendësues)

PD
1.     Dhurata Cupi (bashkëkryetare)
2.     Zef Hila (anëtar)
3.     Andia Ulliri (anëtar)
4.     Xhelal Mziu (anëtar)
5.     Orjola Pampuri (anëtar)
6.     Saimir Korreshi (anetar)
7.     Merita Bakiu (anëtar zëvendësues)
8.     Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)
9.      Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?