Pas marrjes së rekomandimit për hapjen e negociatave nga KE, ka reaguar ministri i Brendshëm Fatimr Xhafaj.

Përmes një postimi në “Twitter”, Xhafaj falënderon gjithë ata persona të cilët kontribuuan në kë të proces historik për Shqipërinë.

Ministri thekson se kjo është një shtysë që vendi të punojë më fortë dhe të vazhdojë progresi në zbatimin e Reformës në Drejtësi, garantimin e rendit si dhe forcimin e sigurisë publike.

Postimi i plotë

Ne do t’ia dalim të ecim më shpejt në këtë proces. Është koha për të treguar më shumë modesti e përgjegjësi, më pak fjalë dhe më shumë punë.

Ky akt është shtysa më e mirë për të vazhduar në këtë rrugë : Progres në zbatimin e Reformës në Drejtësi, garantimin e rendit dhe forcimin e sigurisë publike. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar me përkushtim dhe modesti në këto sfida të vështira.

Vlerësim dhe mirënjohje më të madhe për të gjithë ata që me punën dhe përpjekjet e tyre kontribuuan për këtë proces historik nuk mundet të ketë.

Historia e vendit tonë do të rezervojë një vend të rëndësishëm për rekomandimin që KE bëri sot për hapjen pa kushte të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE ! Faleminderit miqve dhe partnerëve tanë!