Ekonomia shqiptare pritet të ruajë ritmet pozitive të zgjerimit, e mbështetur nga turizmi, ndërtimi dhe kërkesa e brendshme. Gjatë periudhës 2026-2028, rritja parashikohet të vijojë trendin pozitiv me mesatarisht në nivelin 4 përqind në vit.

“Ekonomia e vendit parashikohet të zgjerohet me rreth 3.9 përqind në vitin 2025, e mbështetur nga kushtet e favorshme ekonomike, veçanërisht nga ecuria mjaft e mirë e sektorit të turizmit dhe aktivitetit të ndërtimit. Gjatë periudhës afatmesme 2026-2028, rritja parashikohet të vijojë trendin pozitiv me mesatarisht në nivelin 4 përqind në vit, e mbështetur nga dinamika e kërkesës së brendshme, zhvillimi i mëtejshëm i sektorëve strategjikë dhe pritshmëritë për një rikuperim gradual të ekonomisë globale dhe veçanërisht asaj të Bashkimit Evropian. Rritja ekonomike do të mbështetet kryesisht nga kërkesa e brendshme, veçanërisht nga konsumi privat, i cili pritet të mbetet nxitësi kryesor i zgjerimit të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)”, thuhet në relacion.

Në relacionin e pr.buxhetit, theksohet se defiçiti buxhetor për vitin 2026 planifikohet të qëndrojë në nivelin 2.3 përqind të PBB, duke qëndruar në të njëjtin nivel me atë të pritshëm për vitin 2025.


Lajmi kryesor:

Pr.buxheti i parë i ‘Rama 4’ do të jetë 8.8 mld euro! 100 mln euro për rritjen e pensioneve! Për herë të parë indeksohen pagat e shtetit me 2.5%