ITALI - Futbolli elitar italian nisi të shtunën me tre ndeshjet e para për raundin e 31-të. Sassuolo fitoi 2-1 kundër Cagliarit, Fiorentina mori tri pikë duke fituar 0-1 kundër Veronës, ndërsa Lazio u ndal në barazimin 1-1 nga Parma në 'Olimpico'. Sot në mbrëmje në orën 20:45 në 'San Siro' luhet ndeshja që mund të vendos fatet e sezonit mes Interit dhe Romës. Katër ndeshje do luhen të hënën.
Në Reggio Emilia, Sassuolo fitoi 2-1 me përmbysje kundër Cagliarit. Sebastiano Esposito kaloi miqtë në epërsi pas 30 minutave lojë nga pika e bardhë e 11 metërshit, para se Sassuolo të përmbyste ndeshjen në pjesën e dytë me Ulisses Garcia dhe Pinamontin.
Në stadiumin 'Marc'Antonio Bentegodi' vendasit e Veronës u mposhtën 0-1 nga Fiorentina. Një gol i Nicolo Fagiolit tetë minuta para fundit të ndeshjes i dha tri pikë me shumë peshë miqve nga Firenze.
Në 'Olimpico' Lazio vuajti, por në fund barazoi 1-1 kundër Parmës. Miqtë kaluan në avantazh pas 15 minutave lojë me golin e Enrico Delpratos, ndërsa në minutën e 77-të Tijjani Noslin vendosi ekuilibrat duke bërë që dy skuadrat të ndanin nga një pikë.
Serie A, raundi 31:
E shtunë, 04 prill 2026
Sassuolo 2-1 Cagliari
Verona 0-1 Fiorentina
Lazio 1-1 Parma
E diel, 05 prill 2026
Renditja:
Komente






