Drake duket se do të jetë artisti që do të dominojë në ‘’American Music Awards 2016’’.

Reperi i njohur  ka arritur të thyej rekordin që më herët është mbajtur nga Michael Jackson. Nominimet përfshijnë çmimet, si “Artisti i vitit”, “Artisti mashkull më i preferuar” dhe “Albumi rep më i preferuar”.

Nëse fiton një prej tyre, do të jetë fitorja e tij e parë në “AMA”. Ndërsa në garë për çmimin si artisti më i mirë i vitit, Drake do të përballet me Rihanna-n, Adele, Beyonce, Justin Bieber, The Weeknd, Selena Gomez, Ariana Grande, Tëenty One Pilots dhe Carry Underwood.

Kjo ceremoni e rëndësishme e ndarjeve të çmimeve, do të mbahet në Microsoft Theater në Los Angeles, në datën 20 nëntor.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com