Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar sërish ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar, që sipas tij të mos flasë për çështje që nuk i kupton. Me një ton të ironizuar, Basha ka shtuar se Rama nuk ka njohuri për procesin e heqjes së vizave me Bashkimin Europian.
"Ku mer vesh si hiqen vizat?! Se kam fjalën për ato vizat në tavolinë. E kam fjalën për vizat e Bashkimit Europian. E mban mend çfarë u the shqiptarëve para 15 vitesh, pse ‘Lul Basha do ua heqi ju vizat me Bashkimin Europian’. Ja pra që i hoqëm", tha Basha, duke theksuar se ai dhe ekipi i tij arritën ta realizonin këtë premtim.
Më tej, Basha ka theksuar se, ashtu siç u hoqën vizat me BE-në, do të bëjnë të njëjtën gjë edhe me SHBA-të, dhe ka kërkuar një përgjigje nga Rama për faktin se ai nuk ka kandiduar në listën e hapur, duke ngritur dyshime për arsye të paditura që e trembin kryeministrin.
Kjo replikë vjen pas fjalës së Ramës në Asamblenë e Qarkut të Fierit, ku Kryeministri i është drejtuar sërish Lulzim Bashës. Sipas Ramës vetëm Lulzim Basha mund të jetë një pasaportë për në BE. Nga ana tjetër Rama ka kujtuar edhe premtim viral të drejtuesit politik të euroatlantikëve, i cili deklaronte dikur se do të hiqte vizat dhe SHBA-në.
‘E vota e 11 majit është votë për pasaportën e BE-së. Pasaportë BE pa hyrë në BE mund ta japë Lul Basha. E kam ditë gëzimi sot se jam lidh me Lulin. Mu shfaq e nuk e lëshoj më. Ishalla nuk më ikën prapë. Pasaportë në BE pa hyrë në BE ta jep Luli siç tha do heqë vizat me Amerikën. I ka vënë emrin koalicioni euroatlantik, do heqë vizat me Amerikën. E tha me ato flokët që nuk lëvizin. Ai fle aq shumë aq qetë sa asnjë flok nuk i lëviz. Siç shtrihet ngrihet, nejse Luli është punë tjetër.’-ka thënë Rama pak përpara postimit të Bashës në Asamblenë e Qarkut të Fierit.
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
50.2%
-
Barazim
31.1%
-
Fiton Shqipëria
18.7%
Vota total: 598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama: PD e 2021 e drejtuar nga Basha më e forta që kam parë, Berisha në krye të 'Estradës së Ballshit'! Këneta nuk rritet më, harroje
20 Mars, 22:58
-
Mero Baze: E nisën ta dënojnë si të korruptuar, dhe po e dënojnë si të paedukuar!
20 Mars, 22:31
-
A mund të përçahet PS nga 'rasti Veliaj'?
20 Mars, 22:04
-
Basha vijon replikat me Ramën: 7x7= 313! Mos harro paketat për njonin, e di vet ti kujt
20 Mars, 20:25
-
'Janë vetëm dëshira'/ Premtimet e PD-së 'përplasin' ekonomistët në studion e Report Tv, Çoçoli: Ku do i gjejë Berisha paratë për 1200 euro pagë mesatare?
20 Mars, 20:11
-
"S'i duroj dot hajdutët!' - Aleati i 'Shqipërisë Madhështore' kundër Berishës, tregon prapaskenat e negociatave: Takova Nokën dhe... në listë futi njerëz të Sorosit, ne na la jashtë
20 Mars, 19:55
-
‘Së shpejti’/ Rama prezanton ambientin e ri të fushatës: Aty ku do të sigurojmë dhe fitoren e 10-të! Flet dhe për krimet e pandëshkuara nga drejtësia
20 Mars, 19:02
-
Veliaj rikthen Ristanin: Me Ramën asnjë përplasje, veçse mall të takohem! Jam në izolim, s'e dija që delegimi te Goxhaj s'ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues
20 Mars, 17:50
-
'Lufta' virtuale/ Rama 'nuk i ndahet' Bashës: Bëjini autostop, mos e lini vetëm në makinë! Kreu i 'Euroatlantikëve' 'diss' me Unikatilin (VIDEO)
20 Mars, 16:54
-
Hilja e PD/ Kandidatët regjistrohen nën siglën e partive aleate për të siguruar fondet parlamentare, pa pasur deputetë në parlament (EMRAT)
20 Mars, 16:41
-
Do t'i bashkohet PS-së? Dash Sula: Nuk përjashtoj asnjë alternativë, por kam një kusht! Kur s’të vlerëson shtëpia, ta di kimetin komshia
20 Mars, 16:18
-
Dash Sula u la jashtë listave, Shabani: S'u ra dakord të garojë tek e hapura! Kemi futur familjarët tanë fiktivisht që të dorëhiqen, beteja jonë me klasën e vjetër
20 Mars, 15:30