SHKODËR- Në korridoret e spitalit rajonal të Shkodrës, tashmë i kthyer në një spital COVID, mbizotëron qetësia. Aktualisht janë 14 pacientë të shtruar, nga 90 shtretër që janë në dispozicion.
Report Tv me gazetarin Ergys Kavaja është futur në ambientet e këtij spitali, duke sjellë një panoramim të plotë të gjendjes dhe kushteve që iu ofrohet pacientëve që priten të shtrohen. Në dhomë do të qëndrojnë 2 pacientë, teksa çdo shtrat është i pajisur me bombol oksigjeni.
Drejtori i këtij spitali Ardian Dajti bën me dije se në dispozicion të pacientëve janë një staf i plotësuar. Në total janë 4 infeksionit, 3 pneumologë dhe 4 reanimatorë.
Brenda spitalit rajonal COVID në Shkodër
Spitali rajonal i Shkodrës ishte i pari që u hap, pasi në 4 spitalet COVID u ezauruan të gjithë shtretërit, për shkak të rritjes së rasteve ditore. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Kamera tregon te njejten dhome me nje aspirator.Sa te till ka realisht pavioni? Drejtori Ardjan Dajti eshte kirurgu me i korruptuar qe ka spitali dhe po tu kontrolloj SPAK pasurite marramendese do kuptoj cfar skandali esht shendetsia shqiptare.Per nje operacion merr 600-1000€ drejtori Dajti.
Përgjigju