Report Tv sjell pamje ekskluzive me dron! Nis puna në ish-universitetin privat për ndërtimin e spitalit karantinë
Report Tv sjell pamje exclusive me dron nga godina e një ish- universiteti privat ku duket se ka nisur puna për shndërrimin e saj në spital karantinë për të trajtuar të prekurit me koronavirus.
Redaksia 27 Mars 2020, 13:12 | Përditesimi: 28 Mars 2020, 09:38
TIRANË- Report Tv sjell pamje exclusive me dron nga godina e një ish- universiteti privat ku duket se ka nisur puna për shndërrimin e saj në spital karantinë për të trajtuar të prekurit me koronavirus, të cilët janë drejt shërimit.
Kjo godinë do të vihet në funksion pasi të jenë shteruar kapacitetet në spitalin Infektiv në QSUT, 'Shefqet Ndroqi" dhe një spital tjetër që nuk bëhet ende i ditur. Referuar deklaratës së djeshme të kryeministrit Edi Rama, kjo godinë do të shndërrohet në një spital brenda 30 ditën e ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje nga struktura e saj.
"Kati i parë do të shërbejë si një organizim në raport me veshjet e personelit dhe reanimacion për shërbimet bazë. Çdo dhomë ka tualetin e saj, do të adaptohen për ata të sëmurë drejt shërimit që kërkojnë një asistencë bazë. Rreth 100 shtretër do të jenë. Në kushte që mund të adaptohet shpejt, çdo kat do ketë një strukturë infermierie, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e përcaktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi nuk kërkohet specializimit të një spitali klinik, por do kenë asistencën e nevojshme. Na lehtëson se ka edhe vendin e parkimit. Mund të përshtatet edhe në plan afat gjatë", shtoi Manastirliu.
per te gjithe eshte mire por ndalimi i pensionisteve te vetmuar seshte e drejte pasi kush do ju shebeje me pazarin apo probleme te tjera pasi bashkia te pakten per pallatin ku banoj une ne vlore ne qender afer xhamise askush nuk eshte interesuar te pyese . Ato qe thone kryetrai i bashkise apo ndonje tjeter jane llafe per ne televizor
per te gjithe eshte mire por ndalimi i pensionisteve te vetmuar seshte e drejte pasi kush do ju shebeje me pazarin apo probleme te tjera pasi bashkia te pakten per pallatin ku banoj une ne vlore ne qender afer xhamise askush nuk eshte interesuar te pyese . Ato qe thone kryetrai i bashkise apo ndonje tjeter jane llafe per ne televizor
Përgjigju