REP-POP/ Detajet e vogla bëjnë diferencën! Skena filmash që kanë mbetur të paharrueshme në historinë e filmit

Ndonjëherë gjithçka që duhet për një film të bukur është një skenë “goditëse” që do të mbetet në histori.

Mbase është e pamundur të kemi parë çdo film, por është e sigurt që disa prej skenave më ikonike dhe të pavdekshme ndër vite i njohim.

Si mund të harrosh këtë? Titaniku, i vlerësuar me 11 çmime, është filmi i 3 më i suksesshëm dhe i shikuar në botë.

Nën ngjyrat romantike të perëndimit të diellit, zhurmës së detit dhe erës që ledhaton trupat e Jack dhe Rose u krijua skena më romantike e të gjitha kohërave.

Filmi i realizuar në vitin 1983, Scarface, ka shumë momente dhe skena që kanë mbetur në kujtesën e të gjithëve.

Shprehja “The eyes chico they never lie”, të cilën Tony Montana e tha i sigurt se dy sytë bojëqielli të Elvirës kishin rënë në dashuri me të, përdoret edhe sot nga ne.

Skenat gazmore nga komedia më e njohur e Krishtlindjeve “Home Alone” kanë mbetur të fiksuara në mendjet tona

Skena me e famshme e këtij filmi, është ajo në të cilën Kevini i vogël po përgatitet në pasqyrë.

Të gjithë kemi dashur të provojmë nga pastat me mish në filmin vizatimor “Lady and the Tramp” si dhe momentin e lezetshëm në të cilin i hanë ato. 

Skena karakteristike mes dy qenushave, ka bërë koniozë edhe shumë çifte që kanë dashur ta rikrijojnë atë moment.

Mishërimi i bukurisë mesdhetare dhe ëndrra e çdo mashkulli Monica Belluci nuk mund të harrohet për performancën e saj në filmin Malena.

Trupi elegant, flokët dhe buzët e kuqe kanë lënë në historinë e filmin një moment tepër karakteristik për Bellucin.

“Lion King” është një nga filmat vizatimor më të dashur për fëmijë dhe të rritur.

Një nga momentet më të veçanta që ka mbetur në histori është ai kur Raifiki ngre Simbën për të prezanton Simbën e vogël në mbretërinë e tij.

Këtë moment karakteristik duket se njerëzit e kanë adhuruar.

Prej vitit 1962 janë krijuar 24 filma me protagonist personazhin imagjinar James Bond ose ndryshe 007 siç e njohim të gjithë! Në ekranet e kinemave botërore po shfaqet filmi i 25-të në radhë me James Bondin “No time to die”.  E kush mund të harrojë skenat në të cilat Bond prezantohet.

Këto ishin disa prej skenave që kanë mbetur të paharrueshme në historinë dhe botën e kinematografisë. Po ti ke ndonjë skenë të preferuar?

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se strukturat shtetërore i kanë kapacitetet për të përballuar stinën e përmbytjeve?



×

Lajmi i fundit

John

Putin: Njerëzit e vaksinuar me Sputnik nuk duhet të privohen nga e drejta për të udhëtuar