Reshjet e borës izolojnë Thethin, paralizohet aktiviteti i 350 bujtinave (VIDEO)

Thethi është tashmë i izoluar prej reshjeve të dëborës që prej një jave po bien në këto zona malore të veriut të vendit.

Gjatë gjithë javës prej reshjeve të borës dhe ngricave, aksi ka qënë vëshirësisht i kalueshëm, ndërsa sot atje nuk mund të kalohet me asnjë mjet.

Banorët e zonës kanë mbetur të bllokuar dhe afro 350 biznese që funksionojnë si bujtina i është paralizuar aktiviteti.

Ata apelojnë për vëmendje pasi prej shumë vitesh kalojnë dimrin në izolim të plotë dhe me mungesa të mëdha të energjisë elektrike.

Aktualisht të pakalueshme janë akset nga Boga në Theth, nga Fushë Okoli në Bogë dhe deri nga Rranxa në Theth.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë