Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi ‘non grata’ nga SHBA. Kjo është përgjigja që vjen nga Partia Socialiste, pas miratimit të rezolutës së Këshillit Kombëtar të PD-së, për procesin e zgjedhjes së presidentit, që mandatoi Rithemelimin për të marrë pjesë në negociata. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pjesë e grupit të punës në PS, për zgjedhjen e presidentit të ri, shkruan se PS, nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt, me atë burim të së keqes për Shqipërinë, duke ju referuar Berishës.
‘Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë.’- shkruan Spiropali.
Me ngritje dorë, Këshilli Kombëtar i PD-së i dalë nga Kuvendi i 30 prillit, i mbledhur për herë të parë, miratoi sot rezolutën që mandaton Komisionin e Rithemelimit për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ndonëse Berisha ka deklaruar me zë se nuk do marrë pjesë në proces, sipas rezolutës, Komisioni i Rithemelimit do të zgjedhë grupin e punës, që do të negociojnë me partitë opozitare për emrin e kreut të ri të shtetit. Por, nga ana tjetër PS e bëri të qartë, nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me një person të shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Rithemelimi, e bën të qartë, se do të votojnë në Kuvend kundër çdo kandidati që propozohet nga maxhoranca. Megjithëse, votat kundër të Rithemelimit nuk ndikojnë në zgjedhjen e presidentit, sepse Berisha ka vetëm 17 deputetë, ndërkohë që kreu i shtetit mund të zgjidhet në raundin e katërt me 71 vota të cilat PS i posedon.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, më 10 maj, do të caktohet data për raundin e parë të votimit të Presidentit Të Republikës. Propozimi u bë nga përfaqësuesit e opozitës, Enkelejd Alibeaj dhe Fatmir Mediut, që gjeti mirëkuptimin e Taulant Ballës. Kryetari i grupit parlamentar të PS tha se data e raundit të parë të votimit duhet të jetë 16 maji, por që përfundimisht pritet të merret vendimi pas 6 ditësh, kur edhe do të përcaktohen të gjitha afatet e tjera si dorëzimi i kandidaturave, dokumentacioni etj.
-
Esht forca zakonit o edo..esht mesuar me i zgjedh vete presidentet ke ti doj qefi atij dhe i duket hata qe spo e perfill njeri????
Përgjigju -
Zgjedhja e presidentit nga qeveria e PS eshte e duhura per ate post te rendesishem, nuk mund te marrim per baze fjalet e Sali non grates jo per kete ceshtje por per asgje.
Përgjigju -
O berisha ik or burr se ke vdekkkkkk. Na le rehat dhe n boten tjtr na ke ca koken. Leje tfunksionoj kjo gje aq mir sa po funksiono pa ty. Rama shum respekt perju
Përgjigju -
berishe po shko mer burr anej le nom
Përgjigju -
Berisha ka vdekur me koh nuk egziston me per kete populll
Përgjigju -
Akoma kerkojn kta te opozites zgjedhin nje president kur vet kane ne krye nje plak matuf qe edhe amerika e ka denu
Përgjigju -
Do i sugjeroja edhe ps edhe pd te mos mereshin me non grata po ti perjashtonin menjeher prej gjithshkaje
Përgjigju -
Cuditem me njerezit qe i shkojne pas non gratave nuk e kuptoj se cfare presi me prej tyre
Përgjigju -
Uii i largqofti akoma ky mo,,, amortja ec fli gjum ec leji lloqet e kavajes
Përgjigju -
Ketij plakut sduhet me i marr asnje lloj mendimi se e ka cuar vendin per lesh dhe do e coj nqs do i merret mendim
Përgjigju -
Berishe ka ik koha jote shko rri ne shpi mos na caj koken se boll na ke merzit gjithe jeten me budallalliqet e tua
Përgjigju -
vendimi me i mir i mundcem dhe ne opozit do me e vra ket shtet
Përgjigju -
Ec o sale se ke maru pun ti mos u merr shum
Përgjigju










Komente
Komento