Rezultoi pozitiv me COVID-19, ish-futbollisti i Kukësit i habitur: Nuk e besoj, do ta bëj sërish tamponin

Rezultoi pozitiv me COVID-19, ish-futbollisti i Kukësit i habitur: Nuk e besoj, do ta bëj sërish tamponin

Izair Emini, futbollisti shqiptar që luan në Maqëdoninë e Veriut dhe që më parë ka qenë edhe pjesë e Kukësit, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Në një intervistë për mediat kosovare Emini është shprehur shumë i habitur që ka dalë mbartës i COVID-19 në një kohë kur thotë ka zbatur rregullat për dy muaj.

“Të them të drejtën edhe unë nuk arrij akoma ta kuptoj se si kam dalë pozitiv. Jam shumë mirë dhe nuk kam shfaqur asnjë simptomë. Po shpresoj që është bërë ndonjë gabim, do të bëj testin përsëri nesër. Thjesht jam shumë mirë, më vjen për t’u çuditur sepse nuk kam asnjë shënjë. Thjesht rezultati më ka dalë pozitivë. Ma konfirmuan që unë jam i vetmi lojtar nga Maqedonia me COVID-19.

Nuk di si ta shpjegoj lajmin. E kam marrë me pozitivitet, nuk e kam marrë dramatike. Jam shumë mirë dhe nuk ndjej diçka. Jam stërvitur në mënyrë idividuale gati 2 muaj. E kam zbatuar programin. Me pengon vetë-izolimi shtëpiak për 14 ditë, asgjë tjetër,”- u shpreh Emini.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç