Masakra e Gërdecit, GJKKO rrëzon kërkesën për riekspertim, Mediu: Nxjerrin kot dëm se s’qëndron shpërdorim i detyrës

Në Gjykatën e Posaçme është rrëzuar një tjetër kërkesë e Fatmir Mediut, i cili po gjykohet për masakrën e Gërdecit.

Mbrojtësit e ish ministrit të Mbrojtësit kërkuan rieksperim pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit, por gjyqtarja Irena Gjoka nuk pranoi, teksa argumentoi se do t’i takojë gjykatës nëse do ta çmojë si provë.

Mbrojtja pretendoi në seancën e kaluar se akti i ekspertimit është me të meta në përmbajtjen e tij dhe pretendoi se procesi i demontimit dhe çmilitarizimit është bërë mbi llogaritje jo të vërteta, jo të sakta.

Mediu thotë se një riekspertim do t’i interesonte edhe SPAK-ut nëse do të interesohej për të vërtetën.

“Ky është një akt ekspertimi i pavlerë. Unë mendoj se Gjykata, edhe prokuroria, e cila thotë se nuk ka pse të bëhet, minimalisht nëse kanë interes për të vërtetën mund ta kishin bërë një akt ekspertimi”, tha ai.

Avokatët kërkuan në seancën e kësaj të mërkure që të merret si provë një ekspertizë private, e përgatitur nga ana e tyre dhe të bëhet pjesë e fashikullit një memo me kundërshtimet e tyre.

Gjatë seancës së kësaj të mërkure mbrojtja ligjore e Mediut paraqiti kundërshtimet e saj në lidhje me përgjigjet e pesë ekspertëve në dy seancat e kaluara, ndërsa seanca e radhës zhvillohet më 17 tetor ora 13: 00.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!