Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri! 3 të vdekur dhe 17 të infektuar, Tomini për Report Tv: Lushnja, Fieri e Kurbini më të prekurat

Tirane- Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në vendin tonë. Burime nga Report Tv bënë me dije se deri tani janë shënuar 3 viktima dhe 17 të infektuar. Edhe Dejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini në një intervistë për Report Tv konfirmon rastet ndërsa thotë se kemi të bëjmë me përhapjen e virusit në të gjithë Europën.

“Qendra Spitalore po vlerëson situatën. Nuk jemi i vetmi vend i shkëputur sa i takon Nilit. Në Europë janë konfirmuar. Kemi Francën, Italinë, Greqinë e Serbinë që konfirmojë rastet' tha ajo.

Tomini tregon dhe zonat që janë prekura në Shqipëri.

Janë zonat periurbane në bashkia Fier, Lushnje e Kurbin

Tomini tha se 3 rastet e personave që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje janë të moshës mbi 62 vjeç, pacientë që kanë sëmundje bashkëshoqëruese dhe me imunitet të deprimuar.

Dejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik ngriti zërin që bashkitë të bëjnë dezinsektimin në zonët ku favorizohen larvat e mushkonjave

"Lushnja ka dezinsektuar vatrën me sëmundje, por duhet edhe në zonat ku rriten larvat" 

Ethet e Nilit është një nga sëmundjet më të zakonshme që transmetohen nga mushkonjat dhe varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë.

Nuk është vend për panik pasi në shumicën e rasteve nuk shfaqin shenja klinike por në raste të tjera duhet të bëhet këshillimi me mjekun. Kryesisht prek personat me imunitet të dobët.  

Simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me ato të gripit, temperaturë, gjendje parehati e përgjithshme, etj. Virusi nuk përhapet nga njeriu te njeriu.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 05/08/2024 15:00

    Si u be ky vend jo ethet e nilit do vine po dhe ethet e djallit. Na mbroni po jo me pallavra e me declarata apo le te vdesin ca se u shtuam shume ,apo jo eee. Mos dilni me delarat se na futet tmerrin, kemi femije

    Përgjigju
  • Dizinfektim: 05/08/2024 14:31

    Mungesa e dizinfektimit te tre zonat jane mocalore pra kenetore! Te nis hetim pse nuk jane dizinfektuar masivisht me avjon zonat perendimore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndalen 'spastrimet' në Ministrinë e Financave! Shkarkohet Sekretarja e Përgjithshme! Kërkohet dorëheqja e këshilltarit

Nuk ndalen 'spastrimet' në Ministrinë e Financave! Shkarkohet Sekretarja e Përgjithshme! Kërkohet dorëheqja e këshilltarit