Mati është përfshirë sërish në hartën e zonave të prekura nga Covid-19. Këtë të hënë është zyrtarizuar një rast i ri që nuk ka të bëjë me rastet e mëparshme. Personi i infektuar dyshohet të jetë pjesë e administratës së Bashkisë Mat. Nisur nga kjo është bërë dezinfektimi i të gjitha ambienteve të kësaj bashkie, ndërsa rasti është izoluar në banesë. ISHP nëpërmjet NJVKSH Mat ka marrë edhe 9 tamponë të tjerë, familjarë të rastit zyrtar. Ndërkohë pritet që tampon t'ju merren edhe personave të tjerë, që kanë pasur kontakt me rastin për shkak të punës.


Lajmi kryesor:

59 viktima/ Dita e dytë radhazi me 3 humbje jete! U dërgua nga spitali privat, pacientja vdes në QSUT (64 raste të reja) një mjek i intubuar, infektohet n/ kryetarja e bashkisë Shkodër