TIRANE-Koronavirusi vijon që të jetë agresiv dhe të marrë jetë. E ndërsa dita e djeshme u mbyll me 3 viktima, sot janë shënuar 3 humbje jete në spitalin Infektiv duke e çuar në 59 numrin në total. Ministria e Shëndetësisë njofton se një paciente 78-vjeçare nga Tirana me COVID, e transferuar nga një spital jopublik, ndërroi jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion. Viktima e dytë është një pacient 83-vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, numër rekord, 11 prej tyre janë në terapi intensive, 2 janë të intubuar, njëri prej të cilëve mjeku Arjan Pushi.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 64 raste pozitive, 13 më pak se dje. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.
Në vendin tonë aktualisht janë 970 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë deklaron se për të katërtën javë të vijimit të epidemisë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid19, e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo rasteve në terapi intensive. Një tjetër trend në rritje janë edhe rastet që kanë pësuar humbje jete. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet transmetueshmërie dhe po paraqet raste me shenja klinike.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel për bizneset bar-kafe, restorante, "zbatoni me rigorozitet protokollet higjieno-sanitare të sigurisë. Kryeni shërbimin vetëm në ambientet e hapura dhe jo të mbyllura, duke respektuar distancimin fizik sipas udhëzimit të autoriteteve shëndetësore. U drejtohemi qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura, të mbajnë maskën kudo ku nuk është e mundur të ruhet distancimi fizik, kurse bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara, për të ruajtur punonjësit por edhe qytetarët të cilëve u shërbejnë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale. Mbajtja e maskës është domosdoshmëri për të parandaluar përhapjen e infeksionit në ato ambiente ku nuk ruani dot distancën. Të nderuar qytetarë evitoni festat apo ceremonitë me më shumë se 10 persona në këto ambiente, dhe për më tepër duhet të jenë të rrethit të ngushtë familjar. Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19" mbyllet apeli i Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (29 Qershor 2020)
Testime totale 26663
Raste pozitive 2466
Raste të shëruara 1438
Raste Aktive 970
Humbje jete 59 (Qarku Tiranë 32, Durrës 10, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 7, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 358
Durrës 198
Shkodër 155
Vlorë 100
Fier 47
Lezhë 39
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 1
Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë, duke bërë kështu që të shkojë në 59-numri i personave që kanë humbur jetën nga ky virus. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.
Mati është përfshirë sërish në hartën e zonave të prekura nga Covid-19. Këtë të hënë është zyrtarizuar një rast i ri që nuk ka të bëjë me rastet e mëparshme. Personi i infektuar dyshohet të jetë pjesë e administratës së Bashkisë Mat. Nisur nga kjo është bërë dezinfektimi i të gjitha ambienteve të kësaj bashkie, ndërsa rasti është izoluar në banesë. ISHP nëpërmjet NJVKSH Mat ka marrë edhe 9 tamponë të tjerë, familjarë të rastit zyrtar. Ndërkohë pritet që tampon t'ju merren edhe personave të tjerë, që kanë pasur kontakt me rastin për shkak të punës.
Pezullohet provimi tek Politekniku, pasi një studente e Teknologjisë së Informacionit shfaqi shenja koronavirusi. Mamaja e vajzës ka rezultuar pozitive më parë, studentes do t’i bëhet tamponi për të parë nëse është e infektuar. Pas pezullimit, po shikohet mundësia që provimi të bëhet online.
Emilia Koliqi
N/kryetarja e bashkisë së Shkodrës Emilia Koliqi ka rezultuar e infektuar me COVID, rrethanat janë ende të paqarta. Koliqi ka qenë një ndër personat që ka kërkuar që mbledhjet e këshillit bashkiak të mos zhvilloheshin dhe të të ruhej distancimi social. Report Tv mëson se Koliqi ka pak temperaturë, ndërsa gjendja e saj paraqitet e mirë. Dyshohet se virusin ajo mund të ketë marrë në një dyqan.Gjithashtu i infektuar është edhe një efektiv i policisë bashkiake. Një tjetër rast nga të prekurit sot lidhet me një të infektuar në një fasoneri, ndërsa të tjerët janë kontakte të rasteve të mëparshme. Kontakteve të nënkryetares së bashkisë, efektivit, por edhe punonjëses në fasoneri po qëndrojnë në shtëpi në pritje të tamponit për të parë nëse janë prekur.
Mëngjesin e sotëm është bërë dezinfektimi i portit të Vlorës për shkak të rastit pozitiv me koronavirus të zbuluar së fundmi. Personi në fjalë ishte një punonjës i ngarkim shkarkimit në port, ndërsa mësohet se e ka marrë nga të afërmit.
Si rrjedhojë e ndalimit të infektimit është marrë kjo masë nga autoritet për të mos rrezikuar përhapjen e COVID-19.
Sot janë shënuar 4 raste të reja me COVID-19 në Lezhë, që janë kontakte të personave të infektuar më parë dhe nuk kemi të bëjmë me vatër të re infeksioni. Ndërsa 2 rastet në Kurbin janë një punonjëse fasonerie dhe një tjetër grua që ka marr pjesë në një dasmë.
Sot në Krujë janë shënuar 13 raste të reja me COVID. Rastet janë kontakte të të prekurve të mëparshëm. Dje janë bërë rreth 30 tamponë nga ku rezultuan 13 të infektuar. Në Vlorë është regjistruar vetëm një rast sot, i cili është një punonjës porti ngarkim shkarkimi, që është infektuar nga një i afërm.
Në spitalin Infektiv janë 84 pacientë të shtruar, mes të cilëve 2 janë të intubuar, njëri prej tyre është Arjan Pushi 58 vjeç ish-mjek në QSUT në repartin e hematologjisë (sëmundjet e gjakut), aktualisht pedagog në universitet. Kujtojmë që reparti i hematologjisë ka pasur mjaft të infektuar si staf, por edhe pacientë që e kanë përhapur më pas në rrethe. Nga 53 shërbime në QSUT, mbi 6 u infektuan me COVID.
Në 24 orët e fundit në Pogradec është shënuar një rast i ri me COVID duke e çuar në 9 në total numrin e qytetarëve që janë aktivë. Shëndeti Publik ka konfirmuar si pozitive një grua nga një fshat i Pogradecit. Gruaja nuk ka pasur histori me QSUT dhe nuk është as person kontakti me të infektuarit më herët. Autoritetet e Shëndetit Publik kanë marrë monstra të personave të kontaktit të gruas së infektuar dhe po vijojnë hetimin epidemiologjik.
Virusi është por jo ai që na bëjnë të besojmë, ky virus është politik. Shifrat janë gënjeshtër, kërkohet me doemos të mbahet status quo sepse i pëlqeu ajo bindje masive që vëtëm frika nga vdekja arrin ta bëjë. Jepini kohë kohës dhe do shikoni e kuptoni skenarin e madh
PërgjigjuDhe ne Himare eshte infektuar doktor Andrea nga nje djal qe erdhi per pushime ne Himare, vajti ne Spital edhe doktor pa simptomat I tha te shkoj ne Vlore, doli pozitiv, e thiren edhe doktor Andrean edhe doli dhe ai pozitiv. Po media nuk e kan shkruajtur
PërgjigjuMe shume raste Tani,se ne kulmin e Pandemis, ( mars-prill).
PërgjigjuPo pra. Nuk ka kuptim
Ajo cka ne ndoshta ja hodhem me show mediatik edhe me mbyllje totals Po I shfaq shenjat tani. Besoj e gjithe shqiperia eshte ne kolaps edhe ska tjeter situate. E cuditshme si ka mundesi nuk del mbreti I shqiptareve me ne konferenca Apo ne live show te thote ndonje gje... Apo ndonje skenar per te marre fonde... Ku shkoj modeli perfekt iarmikut te padukshem ku shkoj sensibilizimi. Ne jemi nje mine toke qe presim te shkelet edhe te plasin. Situata degradoj ne kontroll total ne jasht kontrollit.
PërgjigjuShqiptaret kan turp te mbajne maske,te lajne shpesh duart,te respektojne radhen,distancen me njeri tjetrin,madje edhe kur respekton te gjutha ,nuk ke garanci qe nuk infrktohesh.Qahen gjith diten kunder Rames,me pare pse na mbylli,tani pse e hapi.Eshte shume e veshtire per shqiptarer te kuptojne qe nuk jetojne per Ramen,dhe po nuk respetove rregullat ne kete situate,mundesia qe te infektohesh eshte shume e madhe,pastaj varet si te merr,ne qofte se je nga ata me fat,ja hedh,ne te kundert,dihet si perfundon.