Këngëtarja me famë botërore Selena Gomez ka folur për herë të parë në publik në lidhje me betejën e saj kundër ankthit dhe depresionit.

Gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimve të ''American Music Award'' të dielën në mbrëmje, 24 vjeçarja bëri një deklaratë mjaft të ndjerë, ku u shpreh se kishte kaluar një periudhë në jetën e saj ku çdo gjë e kishte humbur kuptimin.

‘’Unë mendoj se ju dini shumë gjëra për jetën time, më pëlqen apo jo mua. Por më lëjoni t’ju them se për një peiudhë kohe më duhet të ndaloja, dhe të kujdesesha për veten. Unë kam çdo gjë që një njeri mund të ëndërrojë, por që gjithsesi unë ndihesha e vrarë shpirtërisht’’, u shpreh Selena me lotët në sy. 

Ylli i muzikës pop/rok, bëri këtë deklaratë gjatë marries së çmimit si artisja më e mirë femër, në Teatrin e Microsoft në LA.

24-vjeçarja e mbylli fjalimin e saj plot emocion duke u shprehur se nuk e do e lejojë veten të shkatërrohet por që me dashurinë e njerëzve që e rrethojnë do ja dalë edhe ndaj kësaj periudhë jo fort të mirë në jetën e saj. 

[gallery]19767[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com