Rikthim në normalitet/ Punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren për të pastruar atë çfarë la pas protesta e opozitës (VIDEO)

Pak minuta pas përfundimit të protestës së dhunshme mbrëmjen e sotme, ku u sulmuan me Molotov institucione dhe shkatërruan prona publike të qytetarëve, kanë nisur hetimet dhe njëkohësisht rikthimi i qetësisë dhe normalitetit.

Protesta e opozitës mbaroi, por shkaktoi në kryeqytet dëme dhe papastërti të mëdha.

Përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në ambientet rreth Ministrisë së Brendshme, protestuesit lanë pas xhama të thyera, lulishte të dëmtuara dhe mbeturina pafund, ashtu edhe siç u transmetua me pamje televizive edhe nga Report TV.

Menjëherë pas largimit të protestuesve, të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren për të pastruar kryeqytetin nga ato që lanë pas.

Vetë institucioni njoftoi pak më parë aksionin në terren, duke e shoqëruar edhe me një video.


Lajmi kryesor:

'Mosbindja civile' e PD-së zgjat më pak se 4 orë dhe nuk paralizon Tiranën! Sulmohet me molotov selia e PS, Kryeministria, ministritë e Bashkia! Më pak protestues se u paralajmëruan


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan vizitë zyrtare të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë

Erdogan vizitë zyrtare të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë