Rishfaqet Fazllic: Basha, budalla
që mban në pushtet Edi Ramën
Ironia e mikut të Berishës: Vrapo Forest, vrapo!
Biznesmeni: Po të isha Soros, do ta paguaja Bashën!

Rishfaqet Fazllic: Basha, budalla<br />që mban në pushtet Edi Ramën<br />Ironia e mikut të Berishës: Vrapo Forest, vrapo!<br />Biznesmeni: Po të isha Soros, do ta paguaja Bashën!<br>
Miku i Sali Berishës, famëkeqi Damir Fazllic, shtetasi serbo-boshnjak i cili është hetuar disa herë në Shqipëri si një sekser në afera të ndryshme ndërmjet familjes së Sali Berishës dhe disa kompanive të huaja, ka sulmuar sot publikisht kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Fazllic u hetua për pastrim parash në Shqipëri, por çështjha e tij iu pushua nga Prokuroria gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Sot, duke iu referuar investigimit më të fundit të Mother Jonës që hedh dritë mbli lidhjet e rusëve me Bashën, Fazllic e ka quajtur këtë të fundit një “klloun” dhe “budalla” që po mban në pushtet Edi Ramën, madje duke e krahasuar liderin e opozitës me personazhin kinematografik Forrest Gump.

“Pasi varrosi Partinë Demokratike, partinë që rrëzoi komunizmin në Shqipëri, “Forrest Gump-i” i politikës Lulzim Basha meriton medaljen e artë. Tani ai është zyrtarisht politikani më budalla në Ballkan, që nuk është aspak një gjë e lehtë. Vrapo Forest Vrapo", shkruan Fazllic në Twitter.

Komentit të komentuesit me emër Cvetin Chilimanov, që i shkruan:

“Kujtohu që George Soros, njeriu i të cilit në Uashington John Podesta desh u bë Sekretar Shtetit, i shkroi një mesazh Hillary-t duke i ofruar intel/influencë në Shqipëri gjatë një proteste të përgjakshme kundër PD-së përpara disa vitesh”.

Fazlliç iu përgjigj:

“I vetmi shpjegim për atë se si po qëndron kaq gjatë në pushtet Edi Rama, miku më i ngushtë i Sorosit në Ballkan, pavarësisht nga gabimet pa fund, nga ato që të mbyllin karrierën, është se ai ka përballë një kloun si Basha në krye të PD. Po të isha si Sorosi do ta paguaja Bashën që ai të drejtonte PD-në”.

faz

Postimi ironik i Fazllic në Twitter ndaj liderit të PD-së

Fazllic e kishte sulmuar edhe vitin e kaluar Lulzim Bashën, kur e kishte krahasuar rikonfirmimin e tij në krye të Partisë Demokratike, pas humbjeve në zgjedhje, si një fitore e stilit koreano-verior.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje