Rivlerësimi i pronave do të shtyhet me 3 muaj. Shkak për këtë shtyrje është bërë pandemia COVID-19, pasi gjatë më shumë se dy muaj karantinë procesi i rivlerësimit thuajse nuk ka funksionuar për shkak se shumë aktivitete u mbyllën, qarkullimi u mbyll, po ashtu edhe sportelet e administratës pjesërisht u mbyllën për të mos lejuar përhapjen e COVID-19. Burime nga Agjencia e Kadastrës thonë se drafti që do të miratohet në qeveri, synon shtyrjen e rivlerësimit deri më 31 dhjetor 2020.
Personat e interesuar për të bërë rivlerësimin e pronës së tyre do të paguajnë si tatim 3% të diferencës mes çmimit me të cilin është blerë një apartament apo një pronë tjetër e paluajtshme dhe atij me të cilin do ta shesin atë, nga 15% që është normalisht. Ndërsa për personat juridikë tatimi është në masën 5%.
Rivlerësimi është një proces që përafron vlerën e pasurisë me çmimin aktual të tregut, bëhet vullnetarisht nga qytetarët brenda një afati të caktuar kohor, duke iu krijuar mundësinë që tatimi që i paguhet shtetit në rast të një shitjeje, të jetë shumë më i vogël.
Konkretisht nëse një person ka blerë një pronë 100 mijë euro dhe sot e shet 120 mijë euro, ai do të duhet të paguaj 15% tatimin për këtë diferencë prej 20 mijë eurosh qytetari i detyrohet shtetit 3 mijë euro, ndërsa me këtë ndryshim ligjor në momentin e shitjes ai nuk paguan më këtë vlerë por vetëm 600 euro, sepse tatimi që paguan pas rivlersimit zbret në 3%.
Procesi i rivlerësimit ka nisur javën e dytë të muajit shkurt të këtij viti dhe pritej të mbyllej në 30 shtator. Nga ky rivlerësim do të kenë mundësi të përfitojnë 50 mijë pasuri, dhe që efekti pozitiv në buxhetin e shtetit pritet të jetë 6 miliardë lekë. Për shtyrjen e këtij procesi kërkesë bëri edhe Komisioni i Ekonomisë, propozim që u pranua nga Ministria e Financave.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.2%
-
Keq
62.9%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 706
Lajme të tjera
-
Legalizuan pallatin me 4 kate pa leje, pezullohet nga detyra drejtori i Kadastrës së Lezhës dhe përgjegjësi i legalizimeve! Në hetim ndërtuesi
21 Shkurt, 08:56
-
S'i kaluan shtetit 235 mijë m2 tokë, Gjykata e Lezhës lë në fuqi pezullimin e 11 punonjësve të Kadastrës
30 Janar, 17:26
-
Pezullimi i 11 punëtorëve të Kadastrës në Lezhë, Report Tv siguron vendimin: Gjykata kishte refuzuar që prona të konfiskohet dhe t'i kalojë shtetit
28 Janar, 11:01
-
Nuk kthyen në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar tek Rana e Hedhun, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë të Kadastrës së Lezhës (EMRAT)
27 Janar, 15:10
-
Sarandë, emërohet drejtori i ri i Kadastrës! Largohen nga detyra 5 bashkëpunëtorët e Aida Demit, u shkarkua se legalizoi truall për hotel në det
16 Janar, 15:26
-
Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin për kompensimin e pronave
9 Nëntor 2023, 16:58
-
Ndryshon buxheti i Kadastrës, shtohen 4,5 mln euro fonde për shpenzimet e pagave të punonjësve të organikës dhe me kontratë
29 Gusht 2023, 21:39
-
Shërbimet e Kadastrës në e-Albania, Rama: Noterët e ‘hienat’ janë bërë nervozë, s’ka më korrupsion
23 Gusht 2023, 13:24
-
‘Shtetëzohet’ sigurimi i banesave nga tërmeti! Nëse s’paguan nuk merr asnjë shërbim në e-Albania as në Kadastër
8 Gusht 2023, 08:22
-
Tjetërsuan pronë në bregdetin e Vlorës me vlerë 8 milionë euro, Gjykata dënon me 2 vite burg ish-drejtorin e Kadastrës në Vlorë! Burg edhe për ish-drejtorin Bardhyl Gjika
6 Korrik 2023, 14:36
-
Nga sot, asnjë sportel fizik i Kadastrës, shërbimet kalojnë të gjitha në e-albania
3 Korrik 2023, 08:56
-
Drejtoresha e AKSHI-t: Së shpejti implementojmë Kadastrën 3D, informacion në kohë reale për vendndodhjen dhe hapësirën e pronës
30 Qershor 2023, 12:29
Po 7501 duhet ta "shkrinte"..,dhe pronen t'ja kthente Pronarit ligjitim
Përgjigju