Këngëtarja Ronela Hajati është e njohur për natyrën e saj pa komplekse, por së fundmi ka treguar anën e saj të brendshme.

Ajo ka bërë tatuazh emrin e babait të saj të ndarë nga jeta 7 vite më parë.

Ronela publikoi në Instagram procesin e bërjes së tatuazhit dhe një foto të saj përfundimtare.

Ajo ka shkruar Marash në pjesën e parakrahut të saj.

Kjo nënkupton se Ronela do të ketë një pjesë të pavdekshme të tij gjatë gjithë jetës.

Postimi i Ronelës