Aktori hollivudian Billy Bob Thornton ka pranuar se lidhja e tij me Angelina Jolie përfundoi pasi çifti jetonte në botë të ndryshme.

Thornton ka pranuar : “Nuk jam ndjerë kurrë mjaftueshëm i mirë për të. Gjithmonë jam ndjerë jo rehat rreth njerëzve të pasur dhe të rëndësishëm, por më pëlqen si jam”.
 
Çifti u takua në vitin 1999 në setin e filmit Pushing Tin dhe u martuan më 5 maj të vitit 2000 në Las Vegas pas një romance dy mujore.
 
Ata u divorcuan në vitin 2002, vetëm 3 muaj pasi deklaruan se do të adoptonin një fëmijë nga Kamboxhia.

jolie

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com