Rrëfehet Luljeta Bozo në 'Repolitix': Kur takova Ramën s'më ndërpreu fjalën, kot thonë s'të lë të flasësh! Berisha? Historia i ka treguar të këqijat (VIDEO)

Inxhinierja dhe njëherësh kryesuesja e listës së PS në Tiranë, Luljeta Bozo është shfaqur në një rrëfim ndryshe në emisionin "Repolitix" në Report Tv ku tregon sfidat dhe objektivat e saj për fushatën, pse pranoi ftesën e kryeministri Edi Rama për të qenë pjesë e PS por edhe duke i kthyer një përgjigje sulmeve që iu bën pasi u përfshi në listat e socialistëve.

Bozo shprehet se takimin e parë që ka pasur me Edi Ramën ka qenë për tërmetin duke e cilësuar mjaft konstruktiv dhe se mendimet që ajo i kishte dhënë, kryeministri i kishte parashtruar menjëherë në komitetin që krijoi për menaxhimin e pasojave për tërmetin.

"Unë kam pasur me Ramën një komunikim të gjatë në kohën e tërmetit dhe unë në atë takim ato mendime që i dhashë ai i mori në konsideratë dhe i parashtroi menjëherë në komitetin që u ngrit për tërmetin. Opinionet duhet ti japësh vetëm kur punon  pasi duhet të jenë bazuar mbi fakte. Mua Rama nuk më ndërpreu asnjëherë fjalën, kot thonë se ai nuk të lë të flasësh', tha Bozo

Inxhinierja foli edhe për Sali Berishën, e cila u treguar mjaft diplomatike duke thënë se ai ka drejtuar shtetin për kaq vite dhe si çdo drejtues ka të mirat dhe të këqijat e tij. Sa për të këqijat  shtoi Bozo, i ka treguar historia.

"Berisha ka qenë një kardiolog shumë i mirë, kur drejton ke dhe te mira dhe të metat. Tani njerëzit i i dinë të gjitha nuk a nevojë ti përsëris unë. Ai e pati pak më të vështirë pasi nga një sistem autoritar me ekonomi të centralizua hymë menjëherë në ekonominë e tregut duke sjellë dhe shkatërrime e ekonomisë që kjo për mua nuk duhej lejuar dhe pasoja po vuhen edhe sot. Pati këto ulje e ngritjet, por ka drejtuar kaq vite shtetin, ka dhe gabime por nuk është puna ime, i ka nxjerre historia ku ka gabuar", tha Bozo.


Në lidhje me sulmet e opozitës, Bozo i ka kaluar lehtësisht duke thënë se sot njerëzit janë të lirë të mendoje çfarë të duan, por gjithmonë duhet të flasin mbi fakte dhe argumente, ndërsa shtoi se arsyet që pranoi të jetë pjesë e PS janë fakti që të ngre problematikat e shqiptarëve në Kuvend

"Sot janë të lirë njerëzit por mendoje se duhet të flasin gjithmonë me argumente. Me politikë nuk jam marrë asnjëherë dhe kjo është hera e arë. Nga ana ime do të jetë një fushatë e qete se pse unë pranova të bëhem pjesë e PS çfarë ishte ajo që më shtyu dhe çfarë mendoj unë se mund të ngre probleme në Kuvend që shqetësojnë me vërtet shoqërinë shqiptare", tha Bozo.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 12/03/2021 12:38

    Profesore e nderuar

    Përgjigju
  • Like: 12/03/2021 03:52

    Zonje grua Luljeta Bozo, e meriton te jete deputete me shume se ata deputetet e sotem duke filluar nga like injoranti, mona surrat kali, salqeni, lulke e gjithe ata pseudo politikan qe kene mendjen te zene kolltukun e deputetit per te vjedhur e pasuruar veten, femijet dhe familjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb