Rrëfimi i arkitektit të vdekjeve në 
Shtetin Islamik: Unë nuk jam kasap

Për një vit e gjysmë, Ebu Abdullah ishte përgjegjës për organizimin e shpërthimeve vetëvrasëse të Shtetit Islamik në Bagdad, ku u kryen rreth 150 të tilla, me pasojë vrasjen e disa qindra njerëzve. Ai është një nga figurat e rralla kryesore të organizatës terroriste që u kap i gjallë.

Revista prestigjioze gjermane SPIEGEL u takua me të në një burg të sigurisë së lartë në Bagdad, transmeton lajmi.net.

Ai thotë të mos jetë penduar për vrasjet, sepse sipas tij ata njerëz ishin të pafe.

SPIEGEL: Çfarë kriteresh keni përdorur kur përzgjidhnit lokacionet për sulmet e juaja?
Abu Abdullah: Qëllimi kryesor ishte vrasja e sa më shumë njerëzve, në veçanti policë, ushtarë dhe shiit.

SPIEGEL: Në çfarë lloj vendesh ishin ata?
Abu Abdullah: Nëpër pikat e kontrollit të policisë, tregjet, xhamitë, por vetëm ato shiite.

SPIEGEL: A jeni penduar që keni vrarë këta njerëz?
Abu Abdullah: Ata ishin të pafe! Shiitët janë të pafe sepse jam bindur në këtë.

SPIEGEL: Por ata janë myslimanë si ju.
Abu Abdullah: Kjo edhe ishte arsyeja, sepse ata kishin mundësi të pendohen dhe të konvertohen në Sunni.

SPIEGEL: Sa sulme i keni organizuar në total? Dhe ku e keni marrë eksplozivin për ata?
Abu Abdullah: Nuk më kujtohen të gjitha sulmet, por në tremujorin e fundit të vitit para arrestimit tim, ishin 15. Për autobomba, kemi përdorur eksploziv plastik C4, dhe eksploziv të marrë nga predhat e artilerisë. Sa i përket rripave vetëvrasës, shumicën e rasteve kam përdorur eksploziv nga predhat e shpuara të armëve anti-ajrore, sepse efekti i pluhurit ishte më intensiv. Pastaj i kam përgatitur rripat duke i qepur në madhësi të ndryshme.

SPIEGEL: Si e keni bërë përzgjedhjen e njerëzve që do ta hidhnin veten në ajër?
Abu Abdullah: Unë nuk i kam përzgjedhur ata. Ajo ishte detyrë e planifikuesve ushtarakë, të cilët ishin mbi mua në hierarki. Burrat ishin sjellë tek unë, ku shumica prej tyre ishin nga Falluxha. Unë vetëm isha përgjegjës për pjesën e fundit të operacionit, që do të thotë se kisha për detyrë të përgatisë burrat në punëtorinë time dhe ti kthej pas në vendin e duhur. Më duhej ti merrja masat trupore të personave nga udhëheqësit e tyre, sepse rripat duhej ti përshtateshin secilit në trup. Por unë gjithmonë bartja me vete rripa dhe jelekë me eksplozivë të madhësive të ndryshme.

SPIEGEL: A njoftoheshin familjet e personave të hedhur në erë pas vdekjes së tyre?
Abu Abdullah: Edhe kjo nuk ishte përgjegjësi e imja. Personat që i rekrutonin gjithashtu përkujdeseshin për familjet e tyre.

SPIEGEL: Nga vinin ata burra?
Abu Abdullah: Shumica prej tyre vinin nga Arabia Saudite, Tunizia, Algjeria dhe një në dhjetë ishin irakian. Ekzistonin edhe dy perëndimorë, njëri ishte australian kurse tjetri gjerman.

SPIEGEL: Kamikazi gjerman sigurisht se nuk ka folur arabisht, dhe natyrisht se as ju nuk flisni anglisht. Si keni komunikuar?
Abu Abdullah: Ai kuptonte disa fjalë, por kryesisht kuptoheshim me gjeste. Ishte operacioni im më i shkurtër, vendin në të cilin e kam marrë ishte shumë pranë vendit të shpërthimit. Ai ishte në Bagdad për herën e parë, dhe pas 45 minutave vdiq. Aty fillova të mendoj se edhe njerëzit nga Gjermania vijnë këtu për ta hedhur vetën në ajër. Ishte interesant se si një i krishterë i konvertuar në mysliman sakrifikonte veten. Në ato momente u ndjeva shumë i afërt me të.

SPIEGEL: A kishte ndonjëri prej meshkujve që i keni shoqëruar dyshime për misionin e tyre?
Abu Abdullah: Jo, sepse atëherë do të dështonin në kryerjen e misioneve të tyre. Ata ishin përgatitur për detyrat e tyre për një kohë të gjatë. Kur erdhën tek unë ishin shumë të qetë, madje disa prej tyre edhe të lumtur. Sa herë që i provonin rripat dhe jelekët me eksploziv thoshin, ‘më përshtatet në trup’. Abu Mohsen Qazimi, një sirian i ri, bëri shaka deri në momentin e fundit kur iu desh ta hedh veten në ajër. Ndërsa me një të ri nga Arabia Saudite çuditesha, se si në mënyrë të befasishme arriti të ndryshoi pozitën, pasi ishte ulur pas meje në veturë. Fatmirësisht askush nuk na vërejti sepse silleshim sikur kemi probleme teknike me veturë.

SPIEGEL: A nuk jeni frikësuar që vizitorët e juaj në auto-sallon kanë mundur të tërheqin vëmendjen e autoriteteve?
Abu Abdullah: Ne gjithmonë siguroheshim paraprakisht që ata të duken sa më normal si shumica e të rinjve në botë, pa mjekër të plotë, maicë të bukur dhe flokë të krehura. Kam pasur edhe një ekip të shoferëve, të cilët kanë mundur të shpërndajnë minat nga dyqani im, edhe pse nuk isha drejtpërdrejt përgjegjës për ata. Unë thjesht isha përgjegjës për burrat që bartnin rripa dhe jelekë me eksploziv që në çdo moment ishin të gatshëm ta hedhin veten në ajër.
arkitekti i vdekjes
SPIEGEL:
Sa vjeç ishin bombarduesit?
Abu Abdullah: Më i riu ishte 21-vjeç, kurse më i vjetri 30.

SPIEGEL: Si arritët të bëheshit kreu i logjistikës në Bagdad?
Abu Abdullah: Jam përzgjedhur nga ushtarakët e shtetit islamik. Dhe brenda një periudhe të shkurt kam dëshmuar se jam i aftë të kryej atë punë. Unë nuk isha thjesht një ndjekës, por ideator dhe projektues.

SPIEGEL: Dhe ju natyrisht se e njihnit mirë periferinë e Bagdadit.
Abu Abdullah: Po, ky është qyteti im. Këtu kam lindur.

SPIEGEL: Çfarë kujtime të mëhershme keni për Bagdadin?
Abu Abdullah: Kur isha fëmijë shpesh shkoja me prindërit e mi gjatë vikendeve në parkun Saura, që njihet si kopshti zoologjik i Bagdadit. Më kujtohet kur babai shpesh më blinte akullore. Ne gjithashtu shkonim shpesh në qendrat tregtare të Shorjas.

SPIEGEL: A janë këto kujtime të mira?
Abu Abdullah: Po, janë shumë të mira.

SPIEGEL: Si mundeni pa kurrfarë dallimi të vrisni njerëz në qytetin e juaj të lindjes? A i shmangnit vendet që keni pasur kujtime për to?
Abu Abdullah: Jo, absolutisht jo! Ky fakt nuk ka luajtur kurrfarë roli. Nuk e kam bërë për shkak se isha i etur për gjak, por se ishte luftë për xhihad. Në njëfarë mënyre mendoja se këta shiit do të konvertohen ose do të largohen nga qyteti. Unë nuk jam kasap, sepse pas vetes kisha një plan të detajuar.

SPIEGEL: Por plani asnjëherë nuk funksionoi, pa marrë parasysh se sa njerëz kanë vdekur. Thjesht ka përfunduar urrejtjen.
Abu Abdullah: Mendoja se njerëzit që i kanë përjetuar këto shpërthime do të fillojnë të frikësohen…
arkitekti i vdekjes
SPIEGEL
: Megjithatë, nuk ka funksionuar.
Abu Abdullah: Kjo nuk kishte rëndësi. Ideja ime ishte të luftojë derisa të gjithë prej tyre të konvertohen ose të emigrojnë.

SPIEGEL: A do ta hidhnit edhe veten në ajër?
Abu Abdullah: Kurrë nuk kam menduar për këtë. Nuk ishte puna ime. Isha përzgjedhur të planifikojë veprimet e jo të kryej veprime në terren. Isha koordinator e jo ekzekutues.

SPIEGEL: Si e shihni të ardhmen tuaj?
Abu Abdullah: Është e pasigurt.  /Express/
arkitekti i vdekjes
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen