Rrëfimi i plotë i Bamir Topit për 21 Janarin: Berisha tentoi të më përfshinte në mbulimin e krimit të tij, më çoi Bashën në zyrë, pasi refuzova më rrethoi 

Rrëfimi i plotë i Bamir Topit për 21 Janarin: Berisha tentoi të më përfshinte në mbulimin e krimit të tij, më çoi Bashën në zyrë, pasi refuzova më rrethoi 

Sali Berisha dhe Bamir Topi

Para se ta shpallte puçist, Sali Berisha i kishte kërkuar Bamir Topit mëngjesin e 23 janarit 2011 që të ndërhynte tek Ina Rama, për të tërhequr urdhër-arrestet për krerët e gardës, të cilët Berisha nuk i lëshonte nga frika e dekonspirimit të krimit. Ina Rama, në atë kohë kryeprokurore, kishte prishur planin e Berishës për t’i faturuar vrasjet Edi Ramës dhe skenarin për arrestimin e kundërshtarëve politikë. Mëngjesin e 23 janarit, Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, paraqitet në panik në zyrën e Bamir Topit, në atë kohë President, duke i kërkuar në emrin e Berishës të ndërhynte të zonja Rama. Rrëfimi i Bamir Topit reflektohet në librin e tij me kujtime, me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti).

Rrëfimi paraqet një panoramë të qartë të krimit të 21 Janarit, zhdukjen e provave të krimit dhe tentativën për t’ia faturuar vrasjet Edi Ramës, me protagonist të vetëm Sali Berishën. Rrëfimi është një tjetër sfidë për SPAK që të nisë hetimet. Berisha po përdorte tashmë Lulzim Bashën për mbulimin e krimit, por përmes tij kërkonte të përfshinte edhe Bamir Topin dhe më pas krerët e drejtësisë.

Përgjigja e Bamir Topit, e cila është konfirmuar më vonë edhe nga burime të tjera ishte “Shiko letrat e tua nëse i ke në rregull”. Kaq ka mjaftuar që disa orë më pas, Sali Berisha e shpalli Bamir Topin pjesë të puçit imagjinar të shtetit, bashkë me Ina Ramën, Bahri Shaqirin, në atë kohë kreu i SHISH, krerët e PS-së, Skënder Gjinushin, Tom Doshin dhe disa gazetarë. Teza e puçit me çafra-pistoletë dhe thika me helm është sajuar me shpejtësi pasi iu shemb teoria e vrasjes së protestuesve nga brenda turmës, falë publikimit të videos

Rrëfimi i plotë i Bamir Topit për 21 Janarin:

“Viti 2011 solli në plan të parë një video të Ilir Metës, i filmuar nga Dritan Prifti, ish mik i afërt me të, që solli një reagim të ashpër të opozitës socialiste. Përveç të tjerash Meta ishte tanimë aleat dhe zv/kryeministër i Berishës.

Studiot televizive zienin nga kjo video. Parlamenti u ndez, pasi aty kërkohej dorëheqja e Metës dhe rrëzimi i qeverisë. Ky tension ditë pas ditë vinte duke akumuluar dhe paralajmëronte një shpërthim të protestave popullore që dirigjoheshin nga partitë opozitare, liderët të cilave përgjithësisht takoheshin në mjediset e kullave përballë Kryeministrisë.

Ishin thuajse të gjithë: Zogaj, Ndoka, Dule, Gjinushi, Milo etj., nën komandën e Ramës, i cili kishte rritur ndjeshëm dozat e agresivitetit kundër qeverisë dhe sidomos ndaj ish aleatit të tij, Ilir Metës, duke e kthyer atë në kauzën e protestës që do të zhvillohej në 21 janar të vitit 2011, një të premte që do të merrte dhe nuancat e një të premteje të zezë.

Në çdo dalje publike Rama paralajmëronte një shpërthim popullor. Përplasja Rama-Berisha kishte filluar me deklarata, duke qenë plotësisht të ndërgjegjshëm në veprimet që do të ndërmerrnin.

Njëri lajmëronte dhunë, tjetri i përgjigjej me mjetet e dhunës. Përplasja midis tyre nuk ishte më politike dhe për sa do të ndodhte, askush prej të dyve nuk mund të thotë sot se gjërat dolën nga parashikimi, gjë shumë e rëndë për dy njerëzit kryesorë të politikës te të cilët, pjesa e ulur në karrige, dominonte turin e tyre.

Më 20 janar në mbrëmje kisha organizuar një pritje në Pallatin e Brigadave me rastin e vitit të ri diplomatik, ku ishin ftuar ambasadorë të akredituar në Shqipëri, deputetë të Komisionit të Jashtëm dhe ministri i Jashtëm.

Në këtë pritje merrte pjesë edhe ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, i porsaardhur në Shqipëri. E kisha takuar në Presidencë me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale dhe në një pritje që ai organizoi ne mjediset e rezidencës së tij në Tiranë.

Një burrë i qeshur, i zgjuar dhe natyrisht i veshur me respektin që gëzon në çdo kohë një përfaqësues i SHBA-së në Shqipëri. Atmosfera e pritjes së datës 20 janar ishte disi e rëndë nga pikëpamja e situatës politike, ku çdo orë që kalonte paralajmëronte një përplasje traumatike dhe protesta parashikohej e dhunshme, nisur edhe nga deklaratat që kishin bërë të dy krahët politikë.

Gjatë fjalës sime flitej kryesisht për politikën e jashtme të vendit, ku gjithçka ishte e shkruar dhe vëmendja ishte në çdo fjali. Duke marrë informacione të minutës së fundit për acarimin e skajshëm të situatës u shkëputa nga leximi dhe u shpreha pa letër duke thënë: - ‘Në këto çaste që po flas, ndiej një shqetësim të madh për retorikën e ashpër dhe për një klimë tensioni të madh midis qeverisë dhe opozitës’. Sigurisht, diplomatët e huaj po e ndiqnin fjalën time në heshtje të plotë dhe shumë të përqendruar, pasi edhe ata kishin informacion nga kanalet e tyre se ç’mund të ndodhte në Tiranë. –‘Me këtë raste u bëj thirrje partive politike të dy krahëve, qeverisë dhe opozitës, të ulin tensionet dhe të përdorin artin e komunikimit civil dhe mjetet politike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve’.

Natyrisht, Bahri Shaqiri, kreu i SHISH, kishte raportuar me shkrim, por edhe gjatë bisedës në zyrën time, që gjendja nuk ishte e mirë, tensioni po rritej dhe asgjë nuk mund të parashikohej si do të shkonte.

Gjithçka varej nga vullneti i qeverisë dhe opozitës së bashkuar se deri ku ata do të shkonin me deklarimet e bëra.

Vëmendja e institucioneve, e medias, e ambasadorëve ishte e madhe.

21 Janari gdhiu i zymtë, me një parandjenjë që të mbyste shpirtin, për më tepër duke parë organizimin orë pas ore, a thua se ishte vendosur nga palët që do të përplaseshin në hapësirën para Kryeministrisë dhe Kuvendit dhe kjo do të transmetohej ‘live’ nga komentatorët si në një ndeshje boksi, ku pjesa VIP e analistëve politikë dhe gazetarëve do ta ndiqnin nga kafenetë e kullave, nën avujt e alkoolit.

Më shumë se kujdesi i policisë për të kufizuar trafikun në bulevard, ishte një lloji intuite e banorëve të Tiranës, të ‘stërvitur’ tashmë me prag ngjarje të tilla, duke braktisur me dëshirë qarkullimin në bulevard.

Kishte këmbësorë që përshkonin hapësirat e rrugës kryesore të Tiranës për hallet e tyre, por edhe kureshtarë, besoj, për vigjiljen e një demonstrate që parashikohej e dhunshme.

Më informuan që kishin mbërritur autobusët nga rrethet në pika të ndryshme të qytetit. Në sheshin e stadiumit ‘Qemal Stafa’, pranë Presidencës, ishin parkuar më shumë se 10 autobusë nga jugu i Shqipërisë. Opozita politike, me sa duket, e kishte planifikuar hyrjen e njerëzve nga drejtim të ndryshme të bulevardit për ta filluar tubimin me fjalimet në orën 14:00, midis Kryeministrisë dhe zyrave të Kuvendit të Shqipërisë.

Njerëzit kishin ngritur lart banderola me sharje për Berishën, për qeverinë, ndërkohë që policia ishte rreshtuar me forca të shumta te trotuari para Kryeministrisë. Te ndërtesat që shikonin nga bulevardi, mbi tarracat e tyre, dalloheshin ushtarë dhe disa snajperë.

Precipitimi moral arriti kulmin kur Sali Berisha kishte diktuar mjekët anatomo-patologë të Spitalit Ushtarak, që në krah të Kryetares së Kuvendit shpreheshin se plagët e zjarrit tregonin që protestuesit ishin goditur nga afër, sikurse kishte thënë kryeministri, që ishin vrarë nga brenda turmës.

Ishte thyer rëndë urdhri i Hipokratit dhe roli i të parit qeverisë, i cili ishte fajtor me të dyja këmbët brenda, pasi ishte edhe mjek edhe kryeministër. Më pas titulli i Urdhrit të Mjekut i dënoi ligjërisht e moralisht mjekët në fjalë, pasi e vërteta ishte ndryshe.

Afër mesnatës, në një studio televizive, 'plasi bomba', duke sjellë pamje filmike të zjarrit automatik që vinte nga një efektiv i Gardës së Republikës drejt njerëzve në bulevard.

Më vonë do të merrej vesh që quhej Agim Llupo dhe sot është në liri, ndërkohë që komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, shfaqej me sy të nxirë. Pamjet filmike të Artanin do të sillnin një pështjellim të madh te Sali Berisha, i cili nëpërmjet njerëzve të tij në Kryeministri, Policinë e Shtetit e në Gardë, po krijonin pengesa të mëdha për punën e prokurorëve lidhur me grumbullimin e provave në vendngjarje.

Orientimi ishte i qartë: Të prisheshin provat e krimit dhe të zhdukej çdo pamje filmike. Kjo u vërtetua me zhdukjen e regjistrimeve të kamerave të sigurisë në Kryeministri dhe prishjen e serverit, shenjë e qartë se de facto po pranohej autorësia e masakrës. Hetimet provuan se sapo dolën pamjet filmike, në këtë kohë janë zhdukur pamjet filmike të kamerave të Kryeministrisë (midis orës 01:30-02:30 të datës 22 janar).

Data 22 janar nxori në shesh pikërisht përplasjen e fortë qeveri-prokurori. Informacionet konfirmonin faktin se Sali Berisha me strukturat e veta po fshinin të vërtetat e organizimit brenda territorit të Kryeministrisë, komunikimet verbale, urdhrat, deri tek akuzat e ndërsjella të prokurorëve me njerëzit në drejtim të Gardës. Ndonëse nuk ishte prononcuar për këtë situatë kryeministri dirigjonte që gjithçka t’u faturohej njerëzve jashtë gardhit të Kryeministrisë.

Në vijim të indicieve, Prokuroria e Tiranës (grupi i hetimit), mbi bazën e fakteve dhe të provave paraprake, nxori një urdhër ndalimi për disa drejtues të Gardës së Republikës, të përfshirë drejtpërdrejtë në ngjarje. Përveç të tjerave, tashmë kishte pamje filmike që rëndonin pozitat e tyre.

Pas daljes së urdhrit filloi një përplasje e hapur mes tyre, ku Berisha kundërshtoi ashpër prokurorinë me shprehjen se ata duan të lënë Gardën e Republikës pa zinxhirin komandues, duke folur publikisht se ata njerëz nuk do të dorëzoheshin në prokurori. Në këto kushte kërkova që Ina Rama të vinte dhe të më informonte për situatën, e cila po shkonte në një drejtim tjetër, atë të përplasjes së hapur të institucioneve, ku politika po pengonte dhe po sabotonte një hetim objektiv të ngjarjes së rëndë.

Ina Rama erdhi me një frymë në zyrën time në Presidencës, me një pamje të qetë, gjë që i jepte epërsi në gjykimin e situatës.

–Çfarë po ndodh konkretisht? – e pyeta.

–‘Kemi kërkuar t’i marrim në pyetje.

Shkresën ia kemi dërguar drejtorit të Policisë, Hysni Burgaj, por ende nuk ka përgjigje. Qëllimi është t’i marrim në pyetje’.

Hysniu, pasi kishte marrë urdhrin nga kryeministri, po bëhej njësh me të në sabotimin e hetimeve. Ai kishte që një njeri i panjohur, me një karrierë tepër modeste kur u emërua drejtor.

Në përshtypjen time, Hysniu ishte një figurë militante dhe besnik i njeriut që e emëroi, kështu që kurrë nuk demonstroi tiparet e një figura që drejton Policinë e Shtetit, por atë të pushtetit. ‘Vazhdo me kurajo dhe pa ju ndarë ligjit dhe procedurave.

Do kesh mbështetjen time për zbardhjen e kësaj çështjeje. Beteja do të jetë e fortë, por ne do të shkojmë tek e vërteta, cilado të jetë kostoja e saj’, - thashë Inës, duke kërkuar të më informojë hap pas hapi.

Për herë të parë në historinë e shtetit ligjor, një kryeministër mori përsipër moszbatimin e urdhrave të kryeprokurores, duke u vetëshpallur vetë agresor, vetë prokuror, vetë mjek anatomo-patolog dhe vetë garant i Kushtetutës dhe gjyqtar i çështjes”.

Në mbledhjen e qeverisë, djallëzia e Berishës kishte arritur kulmin. Ai foli këtu për server të paprishur të Kryeministrisë, që ta ketë si alibi se nuk kishte dijeni për këtë gjë, duke ia hedhur fajin Gjergj Lezhjes, sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

Në fakt serveri ishte fshirë natën e 21 janarit, ku Berisha ishte fshehësi i së vërtetës së hidhur që do të tregonte se çfarë ndodhi brenda zyrave të tij, çfarë urdhrash u dhanë dhe kush ishte atë ditë atje. Në një takim me pjesëtarë të Gardës dhe familjeve të tyre u improvizua një nga aktet më të shëmtuara të një njeriu me karakter të keq e moral të deformuar, një arkitekt i së keqes dhe një gënjeshtar profesionist, i cili në arsyetimin e tij kriminal ndryshon versionin e ngjarjeve duke shpikur teorinë e grushtit të shtetit.

Edhe në mbledhjen e qeverisë kishte thënë të njëjtat gjëra. Pas disa fjalive përshëndetëse me të pranishmit filloi të fjalë për ngjarjet e 21 Janarit duke ngushëlluar me hipokrizi familjet e të vrarëve nga urdhrat e tij dhe më tej nxori xhevahiret që janë fiksuar në histori si shprehje të padenja për një kryeministër: ‘Ata që flasin për ngjarje në bulevard, nuk ja gjë tjetër veçse horra dhe lavire bulevardi’, duke nënkuptuar presidentin dhe kryeprokuroren.

Ndërsa shprehje kështu, në buzën e poshtme i dallohej qartë një plagë ‘herpes labialis’, që për mjekët është shenjë e qartë e një stresi që ai kishte kaluar gjatë natë, stresi që shoqëron përgjithësisht ngjarjet që kanë mbi shpinë ndjenjën e një mëkati të madh. Madje kishte thënë se në një grusht shteti mund të mos vritet asnjë, mund të vriten 3, 30 apo 300”.

Të nesërmen, më datë 23 janar, ditë e diel, herët në mëngjes mora një telefonatë nga Lulzim Basha, ministër i Brendshëm dhe pas përshëndetjes së rastit kërkoi të më takojë. Rreth orës nëntë të atij mëngjesi e prita Lulin në zyrë të improvizuar në banesën time. Ishte i shqetësuar, nuk e fshinte dot gjendjen e tij dhe ndërrimin e kursit të ngjarjeve.

–Mirëmëngjesi , mirë se erdhe! –hapa bisedën.

–Mirëmëngjesi! Ndoshta herët se është dhe e diel! –më tha.

–Jo, i thash. Jam pothuajse pa gjumë gjithë natën duke ndjekur ç’po ndodh. Meqenëse jemi këtu, ç’po ndodh në këndvështrimin tënd në marrëdhëniet me prokurorinë? – vazhdova bisedën. Pas një hezitimi të shkurtër më thotë: ‘Në fakt për këtë çështje erdha të bisedoj! Ne jemi të shqetësuar për urdhërndalimet e zinxhirit komandues të Gardës”! Ai jo vetëm kishte ardhur me urdhrin e Saliut, por po përsëriste besnikërisht të njëjtat fjalë që shefi i tij i kishte thënë publikisht një ditë më parë.

-Erdha të them edhe në emër të kryeministrit të ndërhyni të Prokurorja e Përgjithshme për t’u tërhequr nga kjo iniciativë! – tha Luli duke mbyllur kërkesën e tij.

Kjo ishte sipas meje çasti që do të kuptohej nëse presidenti merrte pozicion në favor të qeverisë apo të kryetarit të shtetit, ku shërbimi i tij duhet të jetë kushtetues dhe jo arbitrar. Tashmë gjithçka ishte e qartë dhe vendosmëria për të mbështetur prokurorinë ishte e palëkundur.

-Dëgjo, Luli! Besoj se biem dakord që ka ndodhur një ngjarje e përmasave tragjike, me implikime të rënda të politikës dhe shtetit. Unë jam kryetar shteti dhe interesi është që me qetësi të vendosemi të zbulojmë shkaktarët, duke filluar me politikanët, demostruesit, policët, gardistët e kushdo qoftë pas tyre. Unë nuk mund të marr përgjegjësi historike për të devijuar të vërtetën. I kam dhënë besimin kryeprokurores në një takim të zhvilluar dje, nga ku rezulton se qeveria dhe garda apo policia nuk po bashkëpunojnë për mbledhjen e provave dhe hetimin.

Në fund, para se të ndaheshim, duke dashur të ruaj një komunikim me njerëzor, ndoshta i dhashë një këshillë të panevojshme.

–Shiko letrat e tua nëse i ke në rregull se kjo punë parashikon se do të shkojë jo mirë.

Të dielën në mbrëmje ai (Berisha) mblodhi Parlamentin, ku deputetët besnikë të Sali Berishës bërtisnin për grusht shteti. Dita iku shpejt dhe lufta mediatike ishte vendosur në gojë të gazetarëve apo analistëve, të cilët ishin pozicionuar në llogoret e palëve.

Ndërkohë unë isha në kontakt me miqtë në ndërkombëtarë te të cilët ndihej shqetësimi në rritje. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, që kryeministri, veç opozitës, ishte futur në konflikt me shtetin dhe përfaqësuesit e tij.

Në mbledhjen e qeverisë, djallëzia e Berishës kishte arritur kulmin. Ai foli këtu për sever të paprishur të Kryeministrisë, që ta ketë si alibi se kishte dijeni për këtë gjë, duke ia hedhur fajin Gjergj Lezhjes, sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Në fakt severi ishte fshirë natën e 21 janarit, ku Berisha ishte fshehësi si së vërtetës së hidhur që do të tregonte se çfarë ndodhi brenda zyrave të tij, çfarë urdhrash u dhanë dhe kush ishte atë ditë atje.

Nuk kishin kaluar disa minuta kur më telefonojnë me radhe Sali Shehu, Sami Gjergji, Aleksandër Biberaj, duke kërkuar takim për t’u konsultuar për situatën së bashku me Bensik Mustafajin. Pa kaluar 30 minuta nga fjalimi kërcënues i Sali Berishës në, banesa ima ishte blinduar me oficerë të Gardës, njerëz të SHIU dhe besnikë të Sali Berishës. Kryetari i shtetit ndihej i rrethuar dhe gati-gati si të arrest shtëpie.

Thërrita shoferin tim, Kujtimin, një mikun tim dhe të familjes, njeri besnik, duke i thënë se si ishte situata rreth e qark shtëpisë. Shkova, u vesha sportiv dhe u futa në makinë i ulur mbrapa, Makina po dilte nga rruga e shtëpisë sime duke shkarkuar lëvizje e dyshime tek rojet e shumtë që raportonin direkt tek eprorët e tyre, të cilët duhet të ishin ndalur për përfshirje në ngjarjet e dy ditëve më parë. Përfytyrohet që siguria e jetës sime ishte tashmë në duart e miqve të kryeministrit...

Makina kaloi postbllokun kryesor dhe u fut në rrugicat plotësisht në errësirë dhe pas dy manovrimeve në zonën e Kinostudios u kthyet për të marrë rrugën e Dajtit, duke u sigurua se askush nuk kishte mundur të na ndiqte....

Kujt mund t’i shkonte në imagjinatë që kreu i shtetit po udhëtonte në ato kushte në errësirë e në një natë të ftohtë dimri, me erë dhe pa hënë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Salike Binder: 27/10/2021 21:42

    100% Zoti Berisha duhej te ishte Kryetar i PD qe Kur Basha humbi zgjedhjet e para. Pra eshte e drejte qe Zoti Beridha te jete Kryetar PD.

    Përgjigju
  • meta: 23/01/2021 10:40

    Edhe ti kokrra legenit dole u bone bshke me Ramen se e more veten se te boni Saliu president me shkolle bujqesore naten kujtove se ia hedh Sales po esht komunist i enverit ai pranaj sa here kini dasht me ia fut i keni rrujt karin

    Përgjigju
  • Iris: 23/01/2021 02:21

    Videoja e Metes ishte e rende.Po te ishin lejuar hetimet te beheshin normal,mund te ishte zbuluar niveli i demit qe Meta kishte bere,pra ne se ishte demtuar shteti,apo thjesht ishte nje korrupsion i vogel i rendomte vetem per xhepin e Metes,dhe nese per keto gjera kishte dijeni dhe Berisha.N.q.s ishte e para,qeveria dhe Meta duhet te dilnin jashte loje,nese ishte e dyta,digjej vetem Meta.Por mendoj qe qe te dy e donin pushtetin te perjetshem,ia kishin nevojen shume njeri-tjetrit,ishin lakmitare dhe i dinin shume te fshehta te erreta njeri-tjetrit.Po te kishin rrjedhur ngjarjet normal,Meta duhej te kishte dhene doreheqjen,mund te nxirrej ne gjyq per korrupsion dhe mund te kishte dale i pafajshem,ose me nje denim simbolik,po te llogaritesh gjykatat shqiptare si veprojne.Qeveria nuk do rrezohej,kurse dhe vete Meta me perjashtim te humbjes te postit,nuk do humbte asgje,as te qenit kryetar i LSI,as te qenit aleat i Berishes,bile pas ca kohesh, mund te ishte rikthyer prape ne nje post drejtues,se e kemi pare qe as skuqet,as zverdhet,por makuteria dhe besoj sekretet qe i dinin njeri-tjetrit,beri te ndodhnin ngjarjet e 21 Janarit,dhe ato qe pasuan,i beri qe te dy peng dhe besnik deri ne marrezi te njeri-tjetrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion