Rrëfimi i vajzës italiane që la vendlindjen për të jetuar dashurinë e saj në fshatin Bërxullë të Tiranës: ‘Historia jonë e dashurisë nisi në moshën 14-vjeçare’

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ishte e ftuar Ilaria Paoli fotografia Italiane e cila prej 7 vitesh jeton në Shqipëri. Ajo rrëfeu historinë e bukur të dashurisë me djalin shqiptar, dashuri e cila e bëri të linte vendin e saj dhe familjen për të jetuar këtu.

“Unë jam njohur me bashkëshortin tim në Itali në moshën 14-vjeçare, kemi pasur shoqëri të përbashkët. Ai më propozi më pas kemi dal bashkë, jemi njohur dhe më pas jemi fejuar” rrëfeu ajo.

 Ndërsa tregon se prindërit e saj e pritën shumë mirë lidhjen me djalin shqiptar Olsin si dhe shpërnguljen në Shqipëri.

“Në Itali është pak ndryshe nga ju këtu, është dicka shumë e rëndësishme por sikur e marrin pak më lehtë. Prindërit ishin të lumtur për mua sepse shihnin që edhe unë ashtu isha. I kemi bërë pak a shumë gjërat sic i bëni këtu, prindërit janë takuar. Ndejtëm dy vite në Itali dhe më pas erdhëm në Shqipëri.

Për të zhvendosja këtu nuk ka qenë aspak e vështirë, pasi e kishte udhëtuar edhe më parë drejt vendit tonë”

“Unë kisha ardhur më përpara për festat e vitit të Ri dhe kisha pasur mundësinë për të parë si ishte Shqipëria dhe më kishte pëlqyer shumë sidomos Tirana. Kur më thanë që kishin vendosur që të vinin përfundimisht në Shqipëri, më propozuan edhe mua që të vija këtu” tha ajo.

E pyetur për prindërit e bashkëshortit, ajo tregon se ka një marrëdhënie shumë të mirë, pasi Ilaria jeton me ta prej 7 vitesh.

“Unë mendoj që kemi raporte shumë të mira sepse kemi aq shumë vite që jemi bashkë dhe nuk kemi më dallime, jemi më shumë si shok, si prindërit e mi. Dhe atyre nuk i dukem si nuse por si vajza vet.

 Tashmë, ajo ka arritur të mësoj edhe traditat shqiptare dhe thotë se për këtë ka ndikuar vjehrra, si dhe i pëlqen shumë gatimet tradicionale të vendit tonë.

“Duhet t’i repsektojmë njerëzit  kur vijnë me kafe, me tabake, me këto gjërat. kurse për pjesën e gatimit, vjehrra ime bën gatime tradicionale dhe mi ka mësuar edhe mua. Përshembull gjërat që më pëlqejnë më shumë janë turli, fërgesa, grosha, byrek, tarator. Ka lloj-lloj gatimeh shqiptare që janë me të vërtet shumë të mira” tregon ajo.

Çifti e ka kurorëzuar dashurinë e tyre edhe me një dasëm tradicionale shqiptare me shumë të ftuar.

Ne bëmë dasëm tradicionale, një javë dasëm. Erdhën njerëzit e mi nga Italia, edhe atyre i ka pëlqyer shumë. Edhe gratë atje në Bërxullë kishin shumë qejf që të më shihnin nuse. Dhe ne ja plotësuam dëshirën.

Ilaria Paoli duket mjaft e lumtur me jetën në Shqipëri, e sidomos në fshat, pasi i pëlqen qetësia që i ofron natyra.

“Në fakt që kur kam qenë e vogël, më ka pëlqyer jetesa në fshat se në La Spezia ku jetoja është vendi I detit, por prap vendi ku jetoja është pak si periferi. Dhe ishte shumë qetësi, më pëlqen ideja e qetësisë dhe prap të njëjtën gjë e kam gjetur këtu në vendin ku jetoj. Më pëlqen shumë sidomos pjesa e natyrës, kafshët, ne kemi pula, pata, dele, qen mace dhe kjo gjëja më ka ndihmuar se unë i adhuroj kafshët” tha Ilaria ndër të tjera.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës