Një ngjarje e rëndë u regjistruar dy ditë më parë në Zakynthos të Greqisë, ky 2-vjeçari Leo me origjinë shqiptare, ndërroi jetë pasi u sulmua nga një qen i racës Pitbull.
Për Daily Mail, e ëma e 2-vjeçarit tregon se është e shokuar nga ngjarja ndërsa sqaron marrëdhënien e ngushtë të Leos me të gjitha kafshët që mbanin në banesën e përshtatur, përfshirë këtu dhe qenin që e kafshoi për vdekje. Prindërit e 2-vjeçarit bëjnë me faj gjuetarët në zonë pasi të shtënat dhe fishkëllimat kanë trembur qenin dhe e kanë bërë atë agresiv.
“Ai i donte kafshët që kemi këtu dhe kemi shumë prej tyre: mace, kuaj, qen. Burri im e kishte shpëtuar qenin dhe ai ishte i lidhur në kopsht, me një zinxhir dhjetë metrash, pranë pyllit ku po gjuanin në atë kohë. Mund të dëgjoheshin të shtëna, kishte qen të tjerë dhe gjuetarët po përdornin fishkëllima. Unë me të vërtetë mendoj se kjo e frikësoi qenin dhe e bëri të sulmonte.
Nuk kemi pasur kurrë probleme me qenin që kur e morëm. Ai e linte Leon t’i guduliste barkun, ta përkëdhelte; i lëpinte fytyrën. Nuk kishte treguar kurrë agresion. Leo luante me të gjatë gjithë kohës”, tha Robbie.
Mamaja e 2-vjeçarit thotë se e gjitha ndodhi brenda pak sekondave. Pasi panë të voglin në gjendje të shokuar, ata hipën menjëherë në makinë dhe u nisën drejt spitalit ndërsa rrugët hasën dhe ambulancën që kishin telefonuar.
“Diçka thjesht shpërtheu brenda tij dhe brenda 30 sekondave pasi hymë brenda për të rregulluar ushqimet, Leo u largua për ta parë. Atëherë gjithçka mbaroi. Leo u kap ose u trondit. Duket sikur e kishte kafshuar vetëm një herë. Ata e morën nga krahët e mi dhe e çuan me nxitim në spital, por mendoj se ishte tepër vonë. Ai nuk do të ia dilte, dhe mjekët e konfirmuan këtë kur mbërritëm atje”, tha ajo.
Ishte vajza e tyre, e cila hyri në shtëpi dhe u tha prindërve “pitbulli e kafshoi”.
“Ne vrapuam jashtë dhe Leo ishte në dysheme. Qeni nuk ishte sipër tij. Leo nuk po lëvizte. Ishte vetëm një kafshim. Nuk e imagjinonim kurrë se kjo do të ndodhte”.
Robbie mohon se ajo dhe burri i saj do të përballen me akuza penale, pasi ajo thotë se ata shpjeguan se qeni ishte “i lidhur, i ushqyer dhe nuk kishte shkaktuar kurrë probleme”.
“Kur im shoq e gjeti, ai ishte si një skelet, por ne u kujdesëm për të dhe ai u përmirësua. Ai nuk kishte treguar kurrë nervozizëm apo agresion ndërsa e kishim ne. Nuk mund ta besojmë se gjithçka mbaroi në 30 sekonda”, tha ajo.
Komente












