Rrëfimi rrëqethës i pacientit që fitoi luftën me COVID-in: Ulërima, kollë dhe vrap, ju tregoj çfarë pashë brenda Infektivit, ju lutem ruajuni

Rrëfimi rrëqethës i pacientit që fitoi luftën me COVID-in: Ulërima, kollë dhe vrap, ju tregoj çfarë pashë brenda Infektivit,  ju lutem ruajuni

Edmond Mara

Mjekët janë heronjtë e heshtur që po përballen në vijën e parë të rrezikut nga COVID-i. Një qytetar i prekur me koronavirus, që tashmë e ka fituar betejën me këtë sëmundje tregon se cfarë ndodh brenda mureve të Infektivit, ku luftohet me virusin. Edmond Mara tregon sakrificat e mjekëve të Infektivit dhe luftën e pacientëve për fituar mbi COVID-in.

"Miremengjes te gjitheve! Ne vazhdim te nje statusi me pare, meqenese ndava me ju problemin tim shendetsor, me lejoni te vazhdoj njoftimin si me poshte. Dje, analiazat dolen negative, pra une jam faktikisht i pa infektuar me Covid 19. Kjo nuk do te thote qe tashme jam njeri negativ. Si rezultat une lashe spitalin dhe jam ne shtepi duke ndjekur fazen e dyte te semundjes, pra luftes me pasojat etj etj.

Tani me lejoni te shkruaj dy fjale per bashkeshoqeruesit e semundjes sime. Une si natyre kam shume besim tek mjekesia dhe qe ne momentin e pare te njoftimint ju nenshtrova totalisht mendimit te mjekeve dhe shkences. E vertete qe ndjeva frike sepse mu duk nje mister dhe eshte, por edhe shume kurajo pata nga profesionistet dhe ju sigurisht, Ne javen e pare, vuajta shume ne shtepi, me temperature te larte, dhimbje kudo, neveri per gjithcka, diarre, humbje ekuilibri etj etj derisa tamponi vertetoi qe isha pozitiv. Atehere, vendosa te drejtohem spitalit te specializuar, infetktivit ku edhe u trajtova menjehere mire.

Me besoni, qe personeli atje, qe lufton dhe i sherben pacienteve jane te jashtezakonshem dhe shume prej tyre dhe heronj. Ata jane tamam ne front te pare, perballen me lloj lloj formash te semundjes. Kam pare atje siptoma e cfaqje te semundjes ne forma nga me te cuditshmet, ulerima nga dhimbjet, mungesa e frymemarrjes e tmerrshme, kollera qe te mbysnin, kollera qe nuk mbaronin sekrecione, sinfoni kollerash etj etj pa folur per reanimacionin qe se pashe. Personeli vraponte, ne vape, me lloj lloj veshjesh, duhej gjetur pulsi edhe pse te shkretet kishin humbur ndjeshmerin me nga 2 -3 pale doreza.

Kush jane keta? Njerez e profesioniste te thjeshte e perkushtushtuar, pa shoë mediatik, pa shume fjale per ju por shume fjale te mira per ne pacientet pavaresisht nga e kush ishim. Bravo Doktoreshe Najada Como, dite nate ne pune, bravo doktoret e tjere, Kalo, Mira etj etj qe nuk jua mesova dot emrat. Bravo infermieret te reja, te rinj e te vjeter, si Rovi, Mandi, Anxhela, Enxhi etj etj qe te me falin se nuk ua mbaj mend emrat. Bravo sanitaret, bravo personeli tjeter mbeshtetes etj etj.

Po shkruaj gjate e i permend se dua te jem mirenjohes e ndoshta do lidhem ndonje dite me ndonje media qe te pasqyrojne realitetin dhe jo komercializmat dhe lajmet "fake" qe demtojne totalisht imazhin, por jo vetem. Duke perdorur lajme jo te verteta, konspiracione idiotesh pa shkolle dhe njohuri, ju media fiton leke e dime, por demtoni jete njerezish. Kujdes, jane me qindra miq e shoke te mi edhe pse te shkolluar mire vene ne dyshim semundjen, pasojat dhe demin qe vazhdon te shkaktoje, bejne njerezit te vuajne pse, per pese leke me shume qe po ju them nuk jane te pista por te qelbeta.

Me falni se e zgjata shume por e ndjeva per detyre te ndaj me ju eksperiencen time qe fatmiresisht tashme rezultoi me sukses e une jam jashte, por me merakun per ju duke ju sugjeruar: - Ju lutem ruajuni, ruajuni ruajuni!" mbyllet statusi i tij në Facebook. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggfhg: 04/07/2020 16:40

    Kur e ka luftuar ky me ate fizik..

    Përgjigju
  • Fatmiri: 04/07/2020 15:44

    Po si te ruhemi ,,virusi eshte verdalle...zoti na ruajte...

    Përgjigju
    • Xoni: 04/07/2020 16:40

      Me brisk astra lale...ene pa shkume

  • Arseni: 04/07/2020 13:03

    Jam mirnjohes per reportazhin qe na dhe mbi situaten ne spitalin Infektiv. Duhet vlersuar puna pa lodhje, me sakrifica dhe guxim e mjekeve por dhe te gjithe atyre qe kane te ndezura sinjalet e alarmit. Por kemi nevoj te dime konkretisht se, mjekimin qe aplikohet dhe ilacet qe perdoren, A eshte konkluduar per nje kurre ose mjekim urgjent te dale si konkluzion e gjithe ketyre rasteve, qofte nga studimet mbareboterore por dhe studimet e mjekeve tane qe nuk na mungojne. Duke u nisur nga shkrimi juaj por dhe raportet e medjas dhe qeverise, shume mire qe vlersohet puna e policies, mjekeve dhe infermierve, dhe komitetit shteteror, por shume keq qe nuk jepet situate e nivelit shkencor te veprimatarise kuruese, nuk ka informacion per kurat qe rekomandojne institutet prestigjoze te Botes. Smundja ka nje baze materiale virusale, dhe mendojme se nuk mjaftojne sirenat e policies, dhe figura heroike e mjekeve, duhen spjegime shkencore, analiza mjeksore dhe ilace. Ne jeten e perditeshme premtimet dhe elozhet nuk perfundojne me vdekje, kurse ne rastin tone Vdekja na ka marre jete njerzish, Nuk vlejne ne te tilla raste lote, dhe figura heroike. Pagesat dhe kontributi qe cdo njeri ka dhene sa ka jetuar e punuar duhet te shpenzohet per jeten qe duhet te shpetohet jo te arkivohet ne buxhet e aq me keq te pervetsohet nga pushteti rradhes. Nese vazhdohet pa permendur e vlersuar veprimet konkrete mjeksore e shkencore jemi ne kushtet e shprehjes se Drizes : " Me keto fjale qe na fole, na bere arap, merr …….. .. .". Kuptohet qe vazhdimin e dine ata qe punojne me moton aktuale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës