Rrëfimi tronditës i Madonnës: Më
përdhunuan kur isha adoleshente 

Rrëfimi tronditës i Madonnës: Më<br />përdhunuan kur isha adoleshente 
Këngëtarja me famë botërore Madonna ka treguar një periudhë të keqe të jetës së saj.

Diva e muzikës pop ka rrëfyer gjatë marrjes së çmimit ‘’Gruaja e Vitit’’, nga revista e njohur Billboard se është përdhunuar nën kërcënimin e armës kur ishte adoleshente.

“Kur u vendosa në Ņew York isha adoleshente. Vitin e parë më kërcënuan me armë. Më pas më përdhunuan në çati gjersa më mbanin thikën në qafë. Më pas kam humbur të gjithë miqtë që kam pasur. Ata ndërruan jetë shkaku i sëmundjes së HIV/AIDS, drogës ose plumbave. Më mori shumë kohë derisa ta marr veten”, u shpreh ajo.
 
Ajo e përfundoi fjalën e saj duke iu referuar seksizmit femëror duke thënë se femrat duhet të jenë gjithmonë vigjilente.

“Ata na mësojnë se duhet të jemi të bukura, të ëmbël dhe seksi, por ne nuk duhet të jemi shumë të zgjuara. Ju nuk duhet të keni një mendim personal. Mos i ndani fantazitë tuaja seksuale me botën”, përfundoi Madonna.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur