Rregullat për hotelieret dhe restorantet për të marrë çadrat në bregdet

Rregullat për hotelieret dhe restorantet për të marrë çadrat në bregdet

Rregullat se si do të bëhet plazh dhe mënyra se si do të vendosen stacionet e plazhit në vijën bregdetare është përcaktuar edhe në fletoren zyrtare. Sezoni turistik do të zgjasë këtë vit nga 1 qershori deri më 15 nëntor, ndërsa nga dita e sotme ka nisur aplikimi në e-albania për plazhet private që do të zgjasë deri më 14 qershor.

Po si do të merren stacionet e plazhit? Prioritar do të jenë subjekti të disponojë një strukturë akomoduese që ndodhet në vijnë e parë bregdetare dhe do të marrë hapësirën e plazhit para saj. Më pas vijnë subjekti të disponojë një strukturë akomoduese në afërsi të vijës bregdetare dhe në fund që do të marrë një stacion plazhi janë janë ato restorante që kanë një kapacitet shërbimi mbi 20 tavolina dhe të ketë hapësirë plazhi para strukturës. Ndarja e plazhit këtë vit do të jetë 80% për privatin dhe vetëm 20% për publikun.

Për mbarëvajtjen dhe monitorimin e veprimtarisë së sezonit turistik ngrihet Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik si dhe miratimin e hartës së stacioneve të plazheve si dhe plazheve publike.

Çdo aplikues duhet të plotësojë një formularë vetëdeklarimi se merr përsipër një stacion plazhi dhe të respektojë e mbajë përgjegjësi të plotë për plotësimin dhe zbatimin e masave anticovid. Krijimin e kushteve higjienike, Respektimin e hapësirave të vendosjes së çadrave sipas tipologjisë së plazhit, Vendosjen e sinjalistikës në stacionin e plazhit, Sinjalizimin e zonave të përdorimit të mjeteve lundruese për argëtim, Garantimin e sigurisë së jetës me vrojtues plazhi, përgjatë gjithë sezonit të ushtrimit të veprimtarisë së plazhit, Mirëmbajtjen e mjeteve dhe ambienteve të ndihmës së parë mjekësore, Garantimin e protokolleve të sigurisë gjatë epidemisë Covid19, në përputhje me legjislacionin në fuqi.  

Forma e vetëdeklarimit për stacion plazhi e pulikuar në Fletoren Zyrtare

(Kliko këtu për të lexuar vendimet e plota ne fletoren zyrtare)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TRAPUSHI ME CADER: 02/06/2020 00:31

    MASKARENJTE SKANE FYTYRE,I TILLE ESHTE EDHE GJATOSHI .PO SI MORE TE GJITHE PRIVAT?

    Përgjigju
  • Drejtesi: 02/06/2020 00:01

    Me mire privatit qe ti kerkohet llogari dhe ta pastrojne vendin dhe sheslonget ti dezifektojne.Plazhi publik do jete edhe pse 20% do jete vater infeksioni.secili ve cader e mert cader dhe asnje pastrim

    Përgjigju
  • Boll!: 01/06/2020 22:22

    O Rame, po sikur do ti lije plazhet publik kete vit apo thuj varja popull dele shqiptaret. Ptuh maskarej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta