Tirane- Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit, pronari i kompleksit “Golden” në Shijak, i akuzuar për pesë vepra penale në lidhje me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës në 17 janar të vitit 2020.
Në ambientet e kompleksit të tij u dërgua Jan Prenga, për të cilin SPAK, bazuar në prova filmike, thotë se e ka të konfirmuar së është vrarë, pavarësisht se 4 vite pas ngjarjes nuk është gjetur ende kufoma.
Hajri do të gjykohet në mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
Për të njëjtën ngjarje, Gjykata e Posaçme dënoi në 29 shtator 2022 me burgim të përjetshëm kopshtarin e kompleksit “Golden”, Festim Bexhdili, i vetmi person i arrestuar, i cili sipas gjykatës ka marrë pjesë në mënyrë direkte në zhdukjen e kufomës. Ky vendim u konfirmua edhe nga Apeli i GJKKO-së në mars 2023.
Ndërkohe vijon gjykimi për Dritan Rexhepin, Gentjan Funiqin, Martin Bletën, Korado Keshtejan, Artan Doçajn, Aldo Majnishtën dhe Geraldo Martinin. Të arrestuar dhe që presin ekstradimin janë Dritan Rexhepi, për të cilën është kërkuar ekstradimi nga Turqia dhe Gentjan Funiqi për të cilin është kërkuar ekstradimi nga Spanja.
dhe 6 të pandehurit e tjerë, proces i cili është drejt fazës së fundit.
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës
Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020 dhe prej gati 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili. Ai u ekzekutua me urdhër nga "kokat" e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.
Raportoi gazetarja Keti Banushi
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3948
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08
-
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, pas 1 viti pezullim, GJKKO nis gjykimin në mungesë për Altin Hajrin, pronarin e kompleksit 'Golden'
8 Janar, 14:42
-
Akuzohet se porositi rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, Dritan Rexhepi ekstradohet nga Stambolli! Forcat speciale blindojnë Rinasin
8 Janar, 11:06
-
Vrasja e Alfred Dedjas te ‘Kështjella’, Policia e Tiranës pritet të rikthehet në vendngjarje për të kërkuar armën e krimit! Çfarë ndodh nëse nuk gjendet
4 Dhjetor 2024, 12:19
-
Vrasja e Alfred Dedjas, SPAK përgënjeshtron Berishën për të dytën herë në 24 orë: Viktima s’është i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 2020
2 Dhjetor 2024, 18:06
-
Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha pranon se ka gënjyer: Nuk është prokurori Ols Dado te çështja e Julian Gjoshit! E verifikova pasi përgënjeshtroi SPAK
2 Dhjetor 2024, 12:45
-
Tiranë/ 50-vjeçari ekzekutohet brenda lokalit 'Kështjella'! Autori i dyshuar kunati i Altin Hajrit, pronar i 'Golden'! Viktima kishte punuar si menaxher i kompleksit ku u rrëmbye Jan Prenga (EMRAT+VIDEO)
1 Dhjetor 2024, 15:54
-
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës! Në GJKKO dëshmojnë 2 vëllezërit: Astriti më tha morëm 60 kg drogë në portin e Londrës! Zbardhin sms-në: Jam Gramozi, gjërat janë të miat, mos të preken
20 Nëntor 2024, 10:49
-
SPAK merr 2 orë në pyetje Jurgis Çyrbjen e bashkëpunëtorin e tij! Ish-deputeti i PS: S'kam patur kurrë Sky Ecc, as kam strehuar persona në kërkim
15 Nëntor 2024, 14:13
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ti e ke zgjedhur dyshen tënde të tangos, krimin e organizuar, Hajrin dhe Avdylajt! E vallëzon sipas muzikës që ata dëshirojnë
23 Tetor 2024, 17:24
-
'E fundosën përgjimet!' GJKKO lë në burg Jurgis Çyrbjen e bashkëpunëtorin! Avokatët: Nuk janë përdorues të Sky ECC! Ish deputeti i PS-së mbyll gojën (VIDEO)
22 Tetor 2024, 08:34
-
Arrestimi i Çyrbjes/ Siguronte sekrete shtetërore dhe ua jepte bosëve të krimit! Mister zyrtarët që i shërbyen ish-deputetit të PS, SPAK vijon hetimet për t’i zbuluar
21 Tetor 2024, 12:36