Në orët e para të mëngjesit të kesaj të diele janë evidentuar rrëshqitje të dheut përsëri në aksin rrugor Qukës-Qafë Pllocë, por fatmirësisht nuk janë evidentuar bllokime të rrugës.

Pastrimi i segmentit ku ka pasur rrëshqitje është kryer që në orët e para të mëngjesit, ndërsa aktualisht kompania kontraktore po merret me pastrimin dhe rregullimin e skarpatës për të evituar rrëshqitje të tjera të mundshme të dheut.

Qarkullimi nderkaq vijon të mbetet i hapur dhe pa problematika. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thuhet se qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht në të dyja anët.

“Rruga Qukës-Qafë Plloçë është e hapur dhe aktualisht nuk ka bllokim. Qarkullimi i automjeteve bëhet normalisht në të dyja drejtimet”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Rruga Qukës-Qafe Pllocë që prej inagurimit ne muajin shtator ka pasur rrëshqitjeve të shumta të skarpatave në lotin e 3, carje të tavanit të rruges dhe rrezik shembje në lotin 2 duke sjellë kështu rrezikshmëri në qarkullimin e automjeve.

Kujtojmë që për këtë aks rrugor u deshën 16 vjet për ndërtim dhe kushtoi 216 milion euro.


Lajmi kryesor:

Moti i keq, rrëshqitje gurësh në baypassin e Vlorës, probleme në qarkullimin e mjeteve! Në fshatin Bashaj merr fund izolimi