NYON, Zvicër - Këtë të martë në orën 14:00 në selinë qëndrore të UEFA-s u hodh shorti për turin e parë kualifikues të Champions League. Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, do të luajnë kundër kampionëve të Islandës, Breidablik. Ishullorët janë në aktivitet pasi sezoni i ri në këtë vend është në raundin e 11-të. Ndeshja e parë mes tyre do luhet në "Arena Egnatia" më 8 ose 9 korrik, ndërsa e kthimit më 15 ose 16 korrik.

Ndërkohë, kampionët e Kosovës, Drita gjen përballë FC Differdange 03 të Luksemburgut. Nga ana tjetër kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija do luajnë kundër The New Saints F.C. të Uellsit.

Ndeshjet e para do të luhen më 8 dhe 9 korrik, ndërsa ato të kthimit më 15 dhe 16 korrik.

Përballjet e skuadrave shqiptare në turin e parë të Champions League:

Egnatia - Breidablik

The New Saints F.C. - Shkëndija

Drita - FC Differdange 03

FC Prishtina e cila luan në Europa League do përballet në turin e parë kualifikues me gjigantët e Moldavisë, Sheriff Tiraspol.