Rrihet brutalisht shefi i Policisë bashkiake të Bulqizës, në kërkim 3 autorët! Një prej tyre i dënuar për vrasje në 2013 (EMRAT)

Rrihet brutalisht shefi i Policisë bashkiake të Bulqizës, në kërkim 3 autorët! Një prej tyre i dënuar për vrasje në 2013 (EMRAT)

Foto ilustruese

BULQIZË- Shefi i policisë Bashkiake në Bulqizë është dhunuar brutalisht nga 3 persona. Burime për Report Tv bën me dije ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, por policia nuk kishte bërë një reagim zyrtar. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 autorët, Fadil Tërnova 45 vjeç, Denis Tërnova 18 vjeç dhe Elidon Karaj 25 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku sipas njoftimit të policisë janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte punonjësin e policisë me iniciale E.L., me detyrë shef i Policisë Bashkiakë të zonës për shkak të detyrës.

Një prej tyre, Fadil Tërnova ka qenë i dënuar për vrasjen e një biznesmeni në vitin 2013.

Kush është Fadil Tërnova:

Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale, i dënuar për vrasjen e biznesmenit të koromit Shefqet Shehu, në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si "Përndjekja", "Kanosja", “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.

Gjithashtu dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme. Forcat RENEA e arrestuan në 20 korrik të 2020-s. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zyber: 22/07/2023 07:50

    Oooeeiii i denuar me vrasje dhe gjera te tjera penale dhe i lirë. Po mos te ishte i lirë, por në burg dhe me denimin e merituar, nuk po them te perjetshem se nuk i di rrethanat,ky krim nuk do te kishte ndodhur.Mosndeshkimi po shkaterron kete vend

    Përgjigju
  • Iris: 22/07/2023 02:45

    2013 i denuar per vrasje,nje rezyme te tere me //arritje e vleresime// dhe 10 vjet me vone livadhis i lire si hajdut xhepash i rendomte e ben te fortin?! Kush e liroi,si dhe pse?

    Përgjigju
  • e ka meritu: 21/07/2023 15:19

    Polici rilindase, 900% e ka pas hallal dajakun

    Përgjigju
    • @e ka meritu: 21/07/2023 16:33

      Ti nuk han asnjèherè mut kot. Edhe kur han, prap ke 900% tè drejtè. Ik more zvarranik analfabet funksional.

  • Trump: 21/07/2023 13:29

    Per vrasje ne 2013 dhe eshte jashte ky cubi? A eshte sjelle mire ne burg ?

    Përgjigju
  • denis: 21/07/2023 12:18

    Shpellaret nuk pyesin per shtetin keta duan Enverin qe i rripte te gjalle.

    Përgjigju
    • Sali Berisha: 21/07/2023 15:28

      Enveri nuk vjen ma se ashtu ka i muhabet por une po erdha ne pushtet prap ua hap sumen me liber shpie ne stil shpellari.

    • Marian Laca: 21/07/2023 14:50

      Ju ... ternives enverit dhe patronazhistave

    • Tahir tarfyci: 21/07/2023 13:12

      U martonte mamin e i thonin Baba.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit