Rriten infektimet nga COVID, por shqiptarët nuk kanë frikë, ja çfarë thonë qytetarët (VIDEO)

Përkeqësimi i situatës së pandemisë COVID-19, ka rikthyer karantinën në shumë vende të Evropës.

Shifrat janë rritur ndjeshëm edhe në vendin tonë, por nga një vëzhgim që Report Tv ka bërë, shqiptarët duket se nuk kanë frikë nga infektimi.

Teksa ka dhe nga ato që nuk besojnë aspak se SARS COV2 ekziston.

“Nuk e kam kaluar, gruaja po. Shumë keq. Dha 1 milion lekë. Pensionist. Në shtëpi”, tha një qytetar .

“Më zuri gripi, ça virusi. Ku ka virus moj, na lini rehat”, u shpreh një tjetër.

“Koronavirusi të gjeje  vendin. Virus me planifikim nuk ka besoj. Unë nuk mbaj mend që ti ketë rënë koronavirusi kujt nga njerëzit e mi”, tregoi një qytetar.

“Frikë kemi. Nuk diskutohet. Inshaallah na ruan zoti. Po po shkoj, konsultohem me mjekun e familjes.  Shyqyr nuk na na zënë akoma. Nuk e dimë. Inshallah do shpëtojmë”, u shpreh një qytetar.

“T’i marrin masat e duhura për ta prirë. Më tepër masa parandaluese se po nuk i kape në kohë nuk i shmangesh dot”, shtoi një tjetër.

“Jemi 2 pleq. Ruhemi shumë. Nuk dalim në takim, në kafe. Deri tani n aka shpëtuar zoti. Inshallah deri në fund. Nuk I kemi kalamajt dhe këtu”, tregoi një tjetër .

“E kam kaluar së bashku me bashkëshorten. Në shtëpi e kaluam. Na mbajti një javë me temperaturë. Tani jemi mirë”, u shpreh një qytetar që ka kaluar virusin.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja