/ATSH/- Ecuria e investimeve në ekonomi po shënon përmirësime, cka duket nga të dhënat e INSTAT ku për katër muajt e parë 2015, vlera e importit të makinerive dhe pajisjeve arriti në 34.1 miliardë lekë, me rritje 19.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Këto të dhëna tregojnë se ecuria e investimeve vijon në përmirësim edhe gjatë këtij këtij viti.
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, vlera e eksportit dhe importit të shërbimeve përbën rreth 36% të Prodhimit Kombëtar të vendit, c'ka përbën të dhënë domethënëse për potencialet e zhvillimit, ku turizmi duket se përbën një sektor me shumë rëndësi zhvillimi.
Por kontribut më pozitiv po japin edhe investimet publike, ku në 3 muajt e parë 2015, vlera e shpenzimeve kapitale ishte rreth 8.8 miliardë lekë, me rritje 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014.
Por ekonomia jonë mbështetet sidomos tek shërbimet, që në total, sigurojnë rreth 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
/Shqiptarja.com