Është rritur lehtë numri i rasteve të reja me COVID në vend, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 34 raste infeksionesh, nga 23 një ditë më parë. Me një njoftim për mediat Ministria e Shëndetësisë bën me dije po ashtu se nuk është regjistruar asnjë viktimë, duke shkuar kështu 26 ditë pa asnjë viktimë nga COVID.
Rastet pozitive me COVID janë regjistruar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar.
Aktualisht janë 232 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,109 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të vaksinohen dhe të shfrytëzojnë ditët e hapura të vaksinimit, për të qenë më të mbrojtur nga COVID.
Statistika (22 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 34
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3348
Testime totale 868,822
Raste pozitive 132,797
Raste të shëruara 130,109
Raste Aktive 232
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 93
Vlorë 25
Durrës 22
Kukës 21
Elbasan 18
Shkodër 14
Lezhë 14
Fier 12
Korçë 7
Berat 5
Gjirokastër 1
Komente


Spaku arreston pa argumenta vetem me thashetheme politike poshte gestapo e re
PërgjigjuGestapon kerkoje ne Greqi sepse atje ka struktura dhe parti fashiste. Apo je nga ata qe beson ne teori konspirative te llojit "iluminati vodhi zgjedhjet ne SHBA dhe po demton Shqiperine me reformen ne drejtesi"? Hahaha