Rritja e çmimeve, ekspertët në 'Pa Protokoll': Shqiptarët do përballen me vështirësi të mëdha ekonomike! Deputeti i PD: Rama na vjedh propozimet

TIRANË- Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka shpallur emergjencën energjetike në vend, deputeti i PD Arbi Agalliu, thotë në Report Tv në emisionin 'Pa Protokoll', se kreu i qeverisë nuk ka dhënë asnjë zgjidhje, por 'vjedh' propozimet e demokratëve dhe i sjell ato si të tijat. Sipas tij, kriza energjetike tregon keqmenaxhimin e OSHEE, vjedhjen e korrupsionin që qeveria ka bërë.

Ndërkohë Agalliu ripërsëriti akuzën e ngritur nga kryedemokrati Basha, se 30% e karburantit futet kontarbantë në Shqipëri. Ai thotë se Partia Demokratike po përgatit dosjen përta dërguar në SPAK.

"Rritja e çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtar, patjetër qeveria e një vendi duhet të marrë,masa për të amortizuar efektin tek qytetarët e saj, por nëse do kishim një qeveri në kushte normal. Sot dalin në pah keqmeanxhmi, vjedhja, korrupsioni që kanë bërë. Po të shihni denoncimet që ka bërë PD gjatë zgjedhje, kanë qene mijëra të punësuar në OSH, ku shkojnë këto para. Kontrata zyrtare tre mujore, kanë paguar patronazhistët. Problemi është sesi kjo qeveri nuk i ka lënë vend vetes për tu përballur me këtë moment, por ka abuzuar me sektorin e energjisë. Prandaj po marr numrin e të punësuarve fiktiv vetëm për zgjedhje, janë të dhëna zyrtare, dosjet janë çuar në SPAK. Rama nuk propozoi asnjë masë, e vetmja gjë që bën merr ndonjë propozim të PD tek-tuk dhe e sjell sikur të ishte shpikja e tij. Ajo që PD ka kërkuar është stop-im i investimeve të panevojshme. PD ka dorëzuar dosje me abuzime që vijn nga masakra zgjedhore. Jo më lar se sot Basha përmendi atë që u quajt vjedhje e rreth 30% e karburantit që futet në Shqipëri. Për këtë po përgatitet dosja dhe do dërgohet në SPK", tha Agalliu.

Sakaq, deputeti i PD u ndal edhe në 7 propozimet e Lulzim Bashës për zgjidhjen e krizës energjetike. Agalliu thotë se kanë kërkuar heqjen e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburantit, por sipas tij,  kryeministri thotë se duhet të mbushet buxheti i shtetit

"Unë kam një këshillë që mos të ngelmi pas batutave sepse e vetmja gjë që di të bëjë është batuat. Ne sot jemi përballë faktit që PD ka bërë disa propozime konkrete, duke vënë në themel filozofinë  e saj, të taksave të ulëta. Në funksion të filozofisë PD ka bërë të ditur 7 pika. Kur ktheheni te energjia do fusim edhe karburantit. Në dijeni time karburanti në Shqipëri ka barrën më të lartë fiskale që mund të ketë një vend në mbarë globin krahasuar me të ardhurat që kemi për fryme. Qeverisë iu kërkua, që barra fiskale e karburanti, mund të gjente një mënyrë për ta reduktuar. Rama del e thotë si do ta mbushim ne buxhetin e shtetit", vijoi Agalliu.

Rritja e çmimeve, jo vetëm i energjisë elektrike, por edhe i produkteve të shportës do të sjellë një krizë, siç e cilëson eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi. Sipas tij, rritja e çmimeve do të thotë më pak taksa, më pak punësime, niveli i varfërisë do të rritet.

"Për vetë interesin e qeverisë nuk duhet të rritet çmimit. Rritja çmimit do përkthehet në një spitale rritje edhe për të gjithë produktet e tjera. Supozojmë që u vendoi edhe çmimin, kur do fillojë efekti në janar. Ca kuptimi ka? Ca e ndihmon buxhetin e shtetit rritja e çmimit në janar kur ke tetor, nëntor, dhjetor para. Me rritjen e çmimit ti ke goditur rritjen gati 97% të arkëtimeve,. Rritja e çmimit do të thotë Më pak taksa, më pak pagesa, më pak punësime. Paketa sociale duhet sepse ne jemi në një fazë kur ka rritje të çmimeve në tërësi. Duhet një paketë ndihmuese edhe biznesin e madh. Në çdo rast ne do marrim inflacion nga jashtë përmes produkteve të tjera. Kemi një jave kohë që kemi bërë një deklaratë bombe dhe presim nesër ca do ndodhë. Duhet të mblidhet këshilli i Sigurisë Kombëtare. A kemi siguri ne që do marrim energji elektrike? 9.2% është rritur konsumi për tremujorin e dytë. Sot me rritjen e çmimeve nuk ke arritur konsumin e 2019. Ti sot paguan më shumë dhe ble më pak", tha Lazimi.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Ilir Binaj, rritja e çmimeve do të ndihet direkt tek prodhuesit, prandaj çmimet për ta duhen mbajtur fikse.

"Çmimi për prodhuesit duhet mbajtur fikse. Prodhuesit janë me gishta dhe në këtë sens zakonisht fluksi ka ardhur nga jashtë. Duhen ndarë tregtarët nga prodhuesit që afektohen nga rritja e çmimeve. Nga ana tjetër besoj se në një situatë të tillë nëse mund të gjesh borxh për të marr, ta marrësh dhe pasi të kaloje kriza e çmimeve. Për produktet e shportës, të cilat merren nga jashtë. Edhe në Amerikë ka rritje çmimi prej një viti, ushqimit kanë rritje nga 7% në 30%", tha Binaj.

7 pikat e propozuara nga kryedemokrati Lulzim Basha për zgjidhjen e krizës energjetike, Rama i ka cilësuar si propozime në kohën Sudes dhe firmave priramidale, ku kërkojnë që të zerojnë arkën e shtetit.

7 Propozimet e Bashës:

1- Heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti,
2- Ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për ushqimet, ashtu siç kemi kërkuar prej javës së parë në kuvendin e Shqipërisë,
3- Faturimi me çmime dhe sasinë reale të konsumit të oligarkëve të cilët favorizohen në kurriz të konsumatorëve,
4- Subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët,
5- Mirëmenanxhim dhe ndalje e shpenzimeve të shfrenuara, luksoze të OSHEE dhe KESH, që janë kthyer në zhvatës të parave të shqiptarëve,
6- Ristrukturim të buxhetit për tu përballur me një krizë që nuk mund të ndalet me propagandë dhe fjalime,
7 - Më shumë para për shtresat në nevojë dhe ristrukturim të ekonomisë aktuale, e cila për shkak të politikave të kësaj qeverie është e varur nga paraja e pisët dhe monopolet e oligarkëve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 09/10/2021 12:56

    Arber po ti je koke e madhe na ruash to......

    Përgjigju
  • Ben: 09/10/2021 03:24

    E tha mire Nard Ndoka per planin e Pd-ës,e zbuloi,me hedh 7 pika n'vesh,rregullohet çdo gje.Keto jane pikat.Ky eshte plani i Lulit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion