Rritja rekord e infektimeve me Covid-19 në Evropë/ Zgjerohet harta e kufizimeve në disa vende

Rritja rekord e infektimeve me Covid-19 në Evropë/  Zgjerohet harta e kufizimeve në disa vende

Foto ilustruese, Paris

Pas një rritje rekord të numrit të infektimeve  me Covid-19 dhe në përpjekje për ti vënë ato nën kontroll Franca do të mbyllë baret edhe në Lille, Lyon, Grenoble dhe Saint-Etienne. Masa të ngjashme janë vendosur më parë në Paris dhe Marsejë si i dhe  në Guadelupe, ndërsa Franca përballet me një valë të dytë të virusit. Ministri francez i shëndetësisë Olivier Véran paralajmëroi se qytetet si Toulouse dhe Montpellier mund të fillojnë me kufizimet javën e ardhshme. Veran  u bëri thirrje qytetarëve të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin social.

Ndërkohë, Gjermania ka raportuar rritjen më të madhe ditore të infeksioneve që prej prillit, me mbi 4 mijë raste, ndërkohë që Berlini po kthehet në një vatër të re. Vendi nuk ka regjistruar një numër kaq të lartë të rasteve në ditë që nga kulmi i pandemisë në fund të marsit kur Gjermania kishte më shumë se 6 000 raste të reja në ditë. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn u bëri thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm të mos e çojnë dëm luftën.

Në Spanjë, guvearnatorja e Madridit, Isabel Diaz Aiuso, u rekomandoi qytetarëve të mos largohen nga kryeqyteti në orët e ardhshme. Ndërsa kryeministri Pedro Sanchez deklaroi se nuk do ta heqë gjendjen e alarmit në Madrid, por do të negociojë me qeverinë lokale për masa më të përshtatshme.

Mbretëria e Bashkuar vijon të ketë rritje të rasteve të reja me koronavirus, autoritet janë shprehur se qeveria po përgatit një sistem të ri  masash për zonat më të prekura sipas së cilët do të kenë masa më të rrepta.

Ndërkohë, vende të ndryshme nga Europa lindore po raportojnë rritje rekord. Rusia tejkaloi kuotën e 11 mijë infektimeve të enjten, një nivel i barabartë me pikun e më të lartë në muajin maj edhe pse qeveria ruse nuk ka parashikuar një plan masash kufizuese.

Polonia është shteti i rradhës i cili e ka bërë të detyrueshëm përdorimin e maskës në publik duke nisur nga e shtuna, pasi arriti 4.280 raste të reja në një ditë.

Po ashtu Republika Çeke njoftoi mbylljen e komplekseve sportive dhe kulturore për dy javë duke filluar nga e hëna, për shkak të situatës shëndetësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mbojtjes në Ministerialin e CEDC-Ballkani Perëndimor: Shqipëria, promovuse e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë

Ministri Mbojtjes në Ministerialin e CEDC-Ballkani Perëndimor: Shqipëria, promovuse e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë