'Rruga e Arbrit bypass-i  i vdekjes' Mziu 'ndez' debatin me ministren: Viti im është ekuivalenti i PD-së 8 vite në pushtet! U more me shaminë time të kuqe

 

Me debate ka vijuar interpelanca mes deputetit Mziu dhe ministres së infrastruktrës Belinda Balluku. Me llogaridhënie që vijoi me ofendime, Mziu kërkoi llogari për vdekjet që ndodhin në Rrugën e Arbrit. Duke e ilustruar me foto, Mziu u shpreh se në çdo segment të saj duhet të ecësh me shpejtësi minimale se mund të përfundosh në humnerë

Mziu: 'Të kanë sjellë në Dibër dhe më vjen mirë se do të të bëjë mirë për karrierën tënde. Por të sugjeroj mos të vish se do kesh fatin e Dionisit. Mua më intereson rruga e mbetur rrugëve. dhe ashtu siç ishe futur thellë ti në bodrumet e Gjokës unë u futa në ëebsite. Kjo rrugë nuk është asfaltuar dhe janë marrë leket e këtij segmenti rrugor. Në këtë aks rruge, kjo është situata e këtij Bypass-i i shpikur, që nuk ishte nevojë ta bëje. Dhe ndërkohë ja kjo është situata, shikojë ministre nëse nuk ke kaluar. Kot rastësisht u futa në ëeb, ku thuhej se këto janë disa raste vdekjesh e krijuara në këtë Bypass e cila është shumë xhentile edhe në komunikim Dhe  janë shumë pak krahasuar me ato që janë në ueb.Më akuzoni se nuk dija rrugë, më thoni ku është kjo urë? Se unë nuk e kam partë këtë urë, në faqen tuaj e shoh. Në çdo segment të saj duhet të ecësh me shpejtësi minimale se mund të përfundosh në humnerë. Ja dhe tjetra e rrugës së mbaruar, ja shikojë si merret kthesa.  440 miliardë me letra 370 milionë euro janë shpenzuar për atë rrugë dhe jam i sigurt që nëse futesh në faqen e uebit thuhet 570 miliardë. por ju keni për at parë se çfarë do bëhet me atë segment rrugë.' tha Mziu.

Ministrja e infrastrukturës i është kundërpërgjigjur me ironi duke i thënë se deputetit i duheshin fotot për të treguar rrugën pasi nuk e pret askush në Dibër.

'Ti shkon shumë rrallë në Dibër dhe erdhe këtu me fotot se nuk shkon në Dibër, se nuk të presim. Ti i ke personale gjërat sepse nuk shkëputesh dot. Siç u more pamjen time ti ndoshta më do me shami të kuqe po mua nuk më shkon. Pamja ime është kjo që është por punën time e bëj mirë.  Viti im është ekuivalenti i PD-së 8 vite në pushtet. Zoti Mziu i ka bërë thirrje tërë Dibrës së ai duhet votuar, dhe besoj se e ka bërë për rrugën e Arbrit. Ju nuk shpikni dot as fjalë merrni fjalët tona dh ei përdorni, ëndrrat tuaja po i bëjmë me. Ato fotot që solle, qytetarët e dinë shumë mirë, dole abuzove me shifra kontrata është ajo që është, nuk do ti shtohet asnjë qindarkë. Ju që zakonisht jeni mësuar me 10 lekë dhe ti përfundoni me qindra miliona euro siç bëtë me rrugën e Kombit.'- tha Balluku.

Pjesë nga debati:

Mos m'fol mu si papagalli, kur do të marrë fund vdekjet e pafundme të rruga e arbrit?

Duhej rruga e Arbrit duhej baypass-i i vdekjes për të marrë mandatin. Pse rruga e Arbrit u bë Llogara?

Balluku: Shikoje projektin boll me foto shif ndonjë letër

Mziu: Kush ju sugjeroi që të dobësoheshit kaq shumë?

Balluku: Shamikuqja

Nikolla: Zoti Mziu iu tërheq vërejtje është personazh telenovelash shamikuqja


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Mziu interpelancë me ministren e infrastrukturës për rrugën e Arbrit: Kur do marrin fund vdekjet në atë aks? Balluku: Abuzuat me miliona euro me rrugën e Kombit


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale