Rruga e Komanit katastrofë! Massafra thirrje Qeverisë: Investoni sa më parë, jeta e mijëra banorë e turistëve në rrezik

Rruga e Komanit, nga Vau i Dejës e deri në digën e hidrocentralit është krejtësisht e amortizuar. Një shqetësim i ngritur prej vitesh nga banorët por që nuk ka marrë zgjidhje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, që është enti pronar i këtij aksi me gjatësi 33 kilometra. Shqetësimit të banorëve sot iu bashkua, Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra.

“Rruga për Koman është katastrofike dhe është e pasigurtë për jetën e vendasve dhe është shumë e rrezikshme edhe për shëndetin e punëtorëve të hidrocentralit".

Mijëra turistë çdo ditë kalojnë atë rrugë për të shkuar në Fierzë, në Valbonë dhe në Lumin Shalës... dhe jo vetem turistët por edhe banorët e zonës. Sa vuajtje, sa kohë e humbur, sa makina që prishen, sa probleme për shëndetin dhe shtyllën kurrizore të njerëzve, u shpreh ai. 

Imzot Massafra kërkon nga Qeveria të miratojë sa më parë fondet për rikonstruksionin e rrugës, që i shërben 10 mijë banorëve në veri të vendit dhe qindra e mijëra turistëve që vizitojnë Lumin e Shalës, Fierzën e Valbonën.

“Ata mijëra turistë të huaj dhe nga Shqiperia, në rrjetet sociale, flasin mirë për natyrën e mrekullueshme që na ka falur Zoti, por shumë prej tyre flasin shumë keq për rrugët dhe për pastrimin e liqenit, duke bërë kështu propagandë të kundërt!”, tha më tej.

E ndërtuar 50 vite më parë, rruga nacionale Vau i Dejës-Koman ka pësuar rrëshqitje te dherave, gërryerje në këmbët e urave e çarje të asfaltit. E ngushtë, me mungesë të theksuar sinjalistike, pa barriera anësore ajo është kthyer në rrezik për aksidente. Dëmet më të mëdha kanë ardhur nga mjetet e tonazhit të rëndë të KESH-it. Prej mungesës së investimeve si në rrugë ashtu dhe në shërbime, fshatrat po shkojnë drejt shpopullimit, thekson ai. 

“Nëse do të ishin kushtet e rrugëve, të shkollave dhe shërbimet shëndetësore, mendoj se disa familje do të kishin qëndruar në Shqipëri, pa marrë rrugën e hidhur të mërgimit!”.

Në vitin 2021 KESH-i kishte premtuar rikonstruksionin e ketij aksi por më pas u zhduk nga harta e investimeve. Ndërsa më 30 Qershor të këtij viti, Kryeministri Rama ka premtuar se do të bëhët rruga e Komanit, por ende nuk ka asnjë projekt konkret.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet