Rruga është tashmë e hapur, rinisin hetimet për Fatmir Mediun! Gjykata e Lartë çon në SPAK dosjen e Gërdecit

Gjykata e Lartë ka dërguar sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen arkivore të Gërdecit. Dorëzimi i dosjes vjen pas vendimit të Apelit të GJKKO për të rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke i hapur rrugë edhe  rigjykimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

"Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 205, datë 24.09.2021, të Gjykatës së Posaçme të Apelit, pasi ka tërhequr nga Gjykata e Lartë aktet e dosjes penale në ngarkim të z. Fatmir Mediu, ka regjistruar procedim penal për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu", thuhet në njoftimin e SPAK. 

SPAK pritet të kërkojë në GJKKO gjykimin e ish-ministrit dhe po ashtu edhe veprime hetimore shtesë. Hetimet për tragjedinë e 26 te vdekurve e qindra të plagosurve e një dëmi miliarda lekë, janë kryer nga 2008-2009, asokohe nga prokurori e Përgjithshme.

Ndërkohë Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. 13 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

Në shpërthimin e Gërdecit më 15 mars të 2008 humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.

Njoftimi i SPAK

J.SH./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatja: 29/10/2021 09:56

    Rraseni brenda kete krimb haleje,po i coni dhe ate kurven qe e mbante drejtoreshe seksi,te kenaqen ne Rec.

    Përgjigju
  • dyrrah: 28/10/2021 14:53

    vertet po ndodh???

    Përgjigju
  • Liku: 28/10/2021 14:20

    Shume eshte zgjatur denimi ketij krimineli te gerdecit me 26 viktima dhe me nje numer te madh te plagosurish

    Përgjigju
    • Velo: 29/10/2021 10:40

      Ky është një kriminel gjakftohtë që hëngri me qetësi paratë e gjakut të 26 viktimave, si dhe përfitoi pasuri të madhe nga shitja e armëve dhe municioneve. Të gjitha ato para duhet të kishin hyrë në arkën e shtetit dhe të përdoreshin për vepra publike, se të popullit ishin. Për fat të keq i hëngri ky kriminel me të birin e Berishës.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të vendosen kufizime për personat e pavaksinuar?



×

Lajmi i fundit

John

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Escobar mbërrin sot në Tiranë, takohet me Bashën e Ramën! Axhenda e zyrtarit të lartë amerikan