Rubin Kazan zyrtarizon Çunin, orë vendimtare për Mirlind Dakun! Trajneri i Kazan: Ka interesim

Rubin Kazan zyrtarizon Çunin, orë vendimtare për Mirlind Dakun! Trajneri i Kazan: Ka interesim

Mirlind Daku dhe Marvin Çuni

Rubin Kazan ka marrë dy oferta të majme për Mirlind Dakun. Sipas "Klan Kosova", Spartaku i Moskës dhe Krasnodar kanë ofruar 13 dhe 12 milionë euro për sulmuesin e Kombëtares. Megjithëse shifrat janë kontradiktore, interesin për Dakun e konfirmon edhe trajneri i Kazan, Rashid Rakhimov.

“Shumë mirë që ka interesime për lojtarin tonë. Por, ai është këtu me ne. Mendoj se ofertat që kanë ardhur për të nuk mjaftojnë. Por unë nuk jam vlerësues. Ai duhet të ruaj nivelin e tij dhe të mos mendoj për të. Ka pushuar mirë dhe tashmë është rikthyer. Le të shohim se si do të ndjehet këto ditë”, u shpreh trajneri i Rubin Kazanit

Daku iu bashkua Rubin Kazanit nga Osijeku në verën e vitit 2023 për 1.2 milionë euro. Ai ka shënuar 40 gola për Rubin Kazan në 15 ndeshje. Edhe Fehmi Daku tha se djali i tij, Mirlindi, nuk ishte i informuar për interesimin e Krasnodarit dhe Spartakut.

Merkato në Rusi është e hapur deri sot në orën 23:59, ndërsa Rubin Kazan i ka marrë masat duke zyrtarizuar në ekip Marvin Çunin, sulmuesin tjetër të kombëtares shqiptare.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja ‘Partizani’/ Dëshmia e Fatmir Bektashit në 2023 në SPAK: Malltezi dhe Begeja pronarë me 60% të aksioneve te ‘Homeplan’

Dosja ‘Partizani’/ Dëshmia e Fatmir Bektashit në 2023 në SPAK: Malltezi dhe Begeja pronarë me 60% të aksioneve te ‘Homeplan’