Targa e Benzit dhe njerëzit që më shpëtuan jetën

Targa e Benzit dhe njerëzit që më shpëtuan jetën

Rudina Xhunga

Dje në Bulevard u pengova. Po vrapoja për të kapur semaforin jeshil dhe nuk pashë hekurin e verdhë që ndante korsinë e biçikletave. Pengesa më bllokoi këmbët dhe rashë në Bulevard, para një makine. 

Nuk kuptova çfarë ndodhi, po kalimtaret përreth bërtitën, ndaluan makinat e tjera dhe një vajzë më ndihmoi të çohem. 

Pastaj një zotëri m’u prezantua si mjek, më uli, në bordurën e Rognerit dhe më kontrolloi për shembje, thyerje nga rënia. Dhe në fund më dha targën e makinës, para së cilës rashë.

Gjeje, -tha kujt i përket. Sepse nuk frenoi, nuk ndaloi, nuk ndihmoi. E pashë kur u pengove dhe e gjitha që me sekonda. Ai mund të të kishte vrarë sot. Ishte Benz luksoz. Targa AA200XJ. 

I thashë faleminderit! Por më mirë se të gjej pronarin e atij Benzi, kësaj dite do i mbaj mend fytyrën gjithë merak të vajzës që më dha dorën të çohem, kalimtarët që u mblodhën pa më njohur dhe bërtitën të ndalonin makinat, mjekun që mbajti këmbët, shënoi targën dhe më dha ndihmën e parë. 

Tirana është plot njerëz të mirë dhe jeta është shume çmuar të të ikë, sa hap e mbyll sytë. Nuk duhet lënë në mëshirë të benzave. Si ky që për pak më mori jetën, për pak, fare pak, distance fati, dje. Faleminderit!/ Dritare

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja