Çfarë ndodhi me mua, ditën që nuk vura maskë!

Çfarë ndodhi me mua, ditën që nuk vura maskë!

Në fakt, unë nuk vija maskë. Më ka mbetur prej kohës së videos së BBC, ku Dr. Shunmay Yeung, shpjegonte që përdorimi i saj nuk sillte asgjë plus, përkundrazi:
Nëse shumë njerëz do të përdorin maska, nuk do të ketë mjaftueshëm për ata që kanë nëvojë vërtet për to, stafi mjekësor dhe të infektuarit me Covid-19.”- thoshte ajo.

Pastaj OBSH-ja ndryshoi qëndrim, por jo unë. Kjo deri javën që shkoi, kur më lajmëruan që shoferi i cili më kishte marrë nga grimi te televizioni ku isha e ftuar, kishte bërë tamponin dhe dalë pozitiv.
Lexuar kjo nuk do të thotë asgjë. Po kur të ndodh ty dhe merr Silva Binon të parën dhe ajo të pyet, a kishe maskë, aty të nis e përmbyset e gjitha.
- Jo nuk kisha.
⁃ Ishe ulur pas.
⁃ Jo, isha ulur para.
⁃ Po kondicioneri ishte hapur?
⁃ Po hapur.
⁃ Fole ti, po ai foli?
⁃ Nuk e mbaj mend. Nuk më kujtohet gjë fare. E kam marrë doktoresha?
⁃ Risk i moderuar, Rudina.
⁃ Ç’d.m.th? Oh sa njerëz marr unë në qafe po e kam marrë. Dhe ndërsa ajo flet, mua më del para lista e njerëzve që kam e dua, të cilët korona i vret nëse ua kam dhënë.
⁃ Sa kohe ka?
⁃ Sot dita e 4-ët, po tani ma thanë.
⁃ Nuk bëhet tamponi sot. Do të presim. Dhe do të kontrollojmë nëse ke simptoma.

Pritja kur mendon se ke marrë koronën është komplet e çmendur. Sidomos kur ke lexuar e shkruar për simptomat e saj mijëra herë. Pritja është plot me simptoma. Frika jote është simptoma më e keqe. Më shumë vret frika nga sëmundja. Pastaj kjo sëmundje ka dhe një të keqe plus. Sëmundjet e tjera, gripi përfshirë, kanë solidaritet në familje. Të shohin me dhembshuri të gjithë dhe të shërbejnë. Po nëse thua që dyshon se ke marrë koronën, është si të thuash ke marrë HIV. Secili ka frikë për ca mund t'i ndodhë dhe fajtori je ti që e solle. Pra kur thotë shefi i OBSH-së që sëmundja kërkon solidaritet mes shtetesh ta harrojë! Solidaritet nuk ka as në shtëpinë tënde.

Përveç vajzës sime të vogël që mendon se nuk e kemi marrë, se ajo do të flasë me unicornin e saj që do të na mbrojë, siç na mbrojti njëherë kur avioni u tund mirë në Bilbao, ne të dy jemi të tmerruar. Marrim në telefon prindërit tanë dhe i pyesim imtësisht për çfarë kanë, çfarë u dhemb dhe sa më shumë se dje u dhemb. Pastaj i kthehemi njëri-tjetrit dhe pyesim ku do ta lëmë vajzën nëse ajo nuk e ka dhe ne e kemi.
Në fakt pyetja pa zë, është ku do ta lëmë vajzën nëse e kemi dhe gjërat shkojnë keq. Dhe ngaqë nuk e bëjmë dot këtë pyetje as pa zë, nxehemi me njëri-tjetrin, me mua d.m.th që jam kaq e papërgjegjshme sa hipi në një makinë televizioni, këto kohë dhe pa maskë. Dhe e vetmja arsye pse mund të shpëtojmë është sërish një anë e keqe imja, që nuk flas, që ul kokën në telefon dhe nuk kthehem fare as majtas as djathtas. Dhe ndoshta, ndoshta kjo do të na shpëtojë.

Ndërkohë ne jemi mbyllur të tre në shtëpi. Në pritje të simptomave, na është kërkuar të izolohemi. Unë vij vërdallë me maskë nëpër shtëpi. Nuk e heq as kur fle. Fle me maskë. Kjo e nxeh më shumë tim shoq që nuk e kupton pse nuk mbaja maskë atë ditë dhe pse isha ulur para. Po pas ishin ulur tre vetë, i them, e debati nis nga fillimi.

Deri ditën që bëmë tamponin unë nuk pata asnjë simptomë, veç dëshirës për të qarë në banjë, (kjo nuk del te simptomat), ndërsa im shoq kishte grykët, temperaturë, dhimbje koke. Ndaj e bëmë tamponin. Në shtëpi erdhën dy zonja.
Një prej frikërave më të mëdha është që nëse nuk e ke mos e merr kur vinë të të bëjnë tamponin, aq shumë na është futur ideja që mjekët e kanë të gjithë. Ata nuk e kanë. Ata janë më të rrezikuarit, më të dëmtuarit në këtë histori të papërgjegjshmish, njëra prej të cilave jam dhe unë.
Vajza ime u ul e para. E pyetën nëse donte të bënte në fillim hundën, apo gojën. Pyeti kush qe më e vështirë që ta niste me të. I bëri të dyja dhe tha që ishte eksperiencë qesharake, qe te gudiliste. Kur erdhi radha ime, nga sikleti teshtiva dhe tmerrova dy zonjat që bënë disa hapa pas dhe pastaj ikën, pa i qerasur, se nuk mundemi thanë. As ujë, në atë vapë korriku.

Zonjat më thanë që rezultati del për 24 orë. Dilte, por tani për shkak të fluksit është zgjatur koha. Unë nuk prita dot as 24 minuta dhe nisa të pyes mjekë të ndryshëm të hetimit në Tiranë, pse zgjat kaq shumë dhe a ka të ngjarë të jetë rezultat fals. Nuk ka asgjë që të heq mendjen kur pret një lajm. Asgjë që ulesh ta bësh me vetëdije dhe të largon vëmendjen. Aq më tepër kur nuk del dot as nga shtëpia.
E vetmja gjë që më lehtësoi ishte një intervistë e Merkel që i ndryshova titullin. Ajo kishte folur për BE-në, po mua më ngacmoi shprehja: “Është e vështirë, por në vend të bëjmë pyetje ekzistenciale, duhet te vazhdojmë me punët e ditës.
Mund ta kisha lexuar çdo çast tjetër këtë shprehje, po nuk do të më bënte kurrë përshtypjen që më bëri atë ditë. Thjesht ma mblodhi veten. Dhe vazhdova të laj pjatat, pa e hequr maskën. Rezultati doli të nesërmen, në darkë. Më morën në telefon dhe më lajmëruan që ne të tre ishim negativë. “Jeni negativë. Kjo për sot, pastaj është në dorën tuaj. Ruhuni!”, tha zonja që më telefonoi. Ose kështu duhet të ketë thënë se unë dëgjova mirë vetëm negativë, gjithçka tjetër vinte flu.

Sapo dëgjoi gezimin tim, ime bijë ma hoqi maskën dhe e grisi. “Tani do e heqësh, te puthemi, -tha". Joooo, tani do e heq vetëm në shtëpi.”, i thashë. Dhe e mbajta fjalën. Nuk e vras mendjen për vapën dhe për asnjë vështrim kureshtar.
Unë mbaj maskë. Nuk e përballoj dot rikthimin tek ato tre ditë pritjeje dhe nuk di si do ta përballoj koronën nëse e marr. Nuk e di vërtet. Por e di që maska më mbron, mua dhe njerëzit që dua./dritare.net

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ersida: 30/07/2020 21:33

    Rudina te lumte eshte nje shkrim aq i mire dhe ekperience e te gjithe neve.

    Përgjigju
  • Besniku: 13/07/2020 12:05

    Pershendetje Rudina dhe te pergezoj dhe falenderoj per mesazhin. Po sic e shikon edhe nga komentet zonje e nderuar e vetmja gje qe kemi me shumice dhe falas eshte perversiteti dhe idjotesia. Pavaresisht se cfate shkruhet dhe thuhet. Po perpiqem te gjej ndonje lidhje mes gjithe ketyre idjoteve pisa po e kam te pamundur. Eshte nje mundesi e cdo "gjithologu" pas tastieres qe te shkarkoje tere vrerin e qenies apo mosqenies se tij ne keto komente per te cilat thjesht te vjen ndot. Une nuk e njoph personalisht Rudinen, po keto lloj komente dhe analiza me ngjallin krupen. Sodoqofte uroj qe as idjotet dhe maskarenjte te mos i zete virusi.

    Përgjigju
  • Genti: 13/07/2020 11:16

    Zonja Rudina Xhunga do kishte bere mire qe kete artikull t'ja lexonte te shoqit, ish konsull, ish zv.minister i mbrotjes dhe tashme analist. Ai i sfidoi shqiptaret ne kohe karantine duke ekspozuar veten ne plazh dhe duke u pergjigjur: Une di te mbroje veten! Ne te tjeret jo vetem qe "nuk dijme te mbrojme veten dhe jemi injorante " por na duhet te lexojme edhe refleksionet e delirit te Rudines. Per te rritur audiencen ju e nderuar dhe bashkeshorti juaj, ne kete periudhe pandemie, ju keshilloj te beni nje bashkepinim me Noizy-n ose te beheni pjese e portokallise sezonin e ardhshem

    Përgjigju
  • Bledi: 13/07/2020 10:11

    Ke hapur ndonje fasoneri dhe po I ben reklame maskave.

    Përgjigju
  • besi: 12/07/2020 14:40

    Perpjekje e mire po pasqyruar dobet, brenda nje niveli mesatar. nqs e kishte si qellim e ka arritur

    Përgjigju
  • meri: 12/07/2020 13:32

    Lexova nji artikullte me nji permbajtje te dobte,te nji Gazetare profosioniste.Nji gazetare inteligjente qe,lexon e ka informacion se ç'far po ndodh neper Bote,me COVID.19,nuk ka perse te degjoje veten se çfar thot OBSH por te degjoje edhe Organizaten e Shendetesis Mondiale...Ju Z.Gazetare duhet te jeni shembull ,per ndergjegjesimin e popullit ,ne zbatimin e rregullave ne kete kohe pandemie,kurse ju paskeni ber te kunderten me shembullin tuaj.Ti moj zonje ,paske menduar qe ,VIRUSI ty nuk te kap,sepse te njeh...se ke nji kohe te gjate...ne TV.

    Përgjigju
    • Miti: 12/07/2020 18:24

      Je perpjekur te thuash dicka te mire por OBSH eshte pikerisht ajo « Organizata e Shendetesise Mondiale »

  • Virusi: 12/07/2020 13:06

    Gjyhna, me mire te ta Kisha futur une sesa ai virus i Mallkuar. Te shkuara

    Përgjigju
  • Leon: 12/07/2020 12:58

    Prandaj më dilte i zënë telefoni i Binos se ishte duke folur me ty. Edhe unë pastaj mora urgjencën.

    Përgjigju
  • Vlora: 12/07/2020 11:32

    Nje leksion i mire per te tjeret, ndersa per ty Altin halen mase e ke ne shtepi, Rudinja eshte zonje dhe njeri i mire, dikur i kam dhene nje kafe te don bosko , ishte me te shoqin edhe pse nuk e njof nga afer kam respekt per te.

    Përgjigju
  • Dr. Deutschland: 12/07/2020 10:06

    Në këtë intervistë me veten, ke treguar thjesht injorancën tënde, sepse ka mbi tre muaj që cdo institut prestigjioz Virologie thotë me të madhe mbani maskën në vende të mbyllura dhe aty ku nuk mbani dot distancën. Po ti me idiotësinë që ke, të cilën po na i tregon dhe me këtë intervistë kur thua morra atë e morra në këtë në telefon... tregove dhe një herë nivelin tënd si gazetare e dështuar.

    Përgjigju
  • Altini: 12/07/2020 10:03

    Nuk te bie virusi ty o rudina se nuk bie rrufeja ne hale

    Përgjigju
    • Tarrasi: 13/07/2020 11:58

      Çfarë keni me Rudinën more të pa udhë?! Kur bashkëshorti i saj zoti Hila na bënte karshillëk nga plazhi ditëve të karantinës ku ishit ju?

    • Miku që të do të mirën: 13/07/2020 10:26

      Je futur në full diversion por jo vetëm këmbët por edhe koka të duket, boll u fshehe si struci nën emra të të tjerëve.

    • Miti: 12/07/2020 11:52

      Shpellat idiot!

    • Bledi: 12/07/2020 11:46

      O Altin kokra e k... pse e shan nuk e kuptoj fare. Gazetarja e shkruan per ty kete se per vete e ka nxjerre mesimin.... por nuk ka sesi te suprizohem nga ti, sepse ti je pjelle e se keqes shqiptare qe shan gjithshka dhe gjithkend qe flet, shkruan, ecen, fluturon e sidomos qe shan gjithkend qe eshte me i suksesshem se ti qe cdo dite zirresh me gruan se nuk sjell lek sa duhet ne shtepi, se ke vese si kumari dhe pija, se qekur ke lindur askush nuk te ka thene puna mbare, se dembelizmin e ke profesion dhe se shikon gjithe jeten tende endra me sy hapur se ke kapur xhakpotin dhe je bere milioner brenda nje dite. Shaj Altin se vetem kjo ngushellon sado pak ate jeten tende mizerabel e te mjere qe nis me persheshin me qumesht ne mengjes vazhdon me kafe e raki te bari i lagjes dhe perfundon me persheshin me kos ne darke. Eh cfare them edhe une... sikur te ishe ti ndryshe do ishim si Zvicra.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja