Rumania si Amazona, mushkria e gjelbër e Karpateve rrezikon të zhduket

Rumania si Amazona, mushkria e gjelbër e Karpateve rrezikon të zhduket

Në çdo orë që kalon në pyjet e virgjëra të Karpateve, në Rumani, rrënohen tre hektarë pyje bredhi, ahu dhe panje.

Sipas Greenpeace, mushkëria e gjelbër e rajonit ballkanik dhe Europës, 200 mijë hektarë pyll të pacenuar, janë në rrezik të zhduket shumë shpejt.

Për këtë qindra ambientalistë rumunë marshuan në qendër të Bukureshtit për të denoncuar aktivitetet ilegale të shpyllëzimit

“Për 30 vjet autoritetet Rumune kanë mohuar provat e paraqitura nga grupet ambjentaliste. Politikanët dhe institucionet nuk bëjnë sa duhet për të ndaluar prerjet e paligjshme. Autoritetet janë bashkëpunëtorë në këto krime”, - thonë vullnetarët e Greenpeace.

Bashkimi Europian ka ngritur alarmin duke paralajmëruar Bukureshtin për rrezikun që do të ketë shkatërrimi i Karpateve në kontinentin tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër